LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli: Protestuan kundër qeverisë, mbahen të arrestuar 7 persona në Shkodër

30 Mars 2015, 11:45, Politikë CNA

Ish-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dekolaron se që prej 3 ditësh po mbahen të arrestuar padrejtësisht 7 qytetarë. Sipas Topallit ata janë arrestuar pasi protestuan kundër qeverisë, ndërsa dënon fort faktin që ende nuk ka një komunikatë nga ana e policisë lidhur me këtë çështje.

Ja çfare shkruan ajo ne Facebook:

“7 qytetare mbahen te arrestuar ne Shkoder perj 3 ditesh per fajin se kane protestuar ! Qe nga dita e shtune ne birucat e policise se Shkodres mbahen 7 qytetare te ndaluar se protestuan kundra Qeverise! Asnje komunikate nuk behet nga policia duke fshehur nje ngjarje te rende , te padegjuar qe ne kohen e diktatures! E drejta e protestes eshte nje e drejte e fituar qe kur shqiptaret rrezuan rregjimin me gjakatar te historise se tyre.

E drejta e protestes eshte e drejte e garantuar nga Konventat Nderkombetare, eshte e drejte E garantuar nga Kushtetuta dhe ligji! Shkelja e kesaj te drejte primare ne demokraci eshte nje tjeter alarm! Arrestimi i protestuesve dhe mbrjtja e tyre ne birucat e policise eshte e paprecedent! Fshehja e saj eshte deshmi tjeter e shtetit policor! Paulin Macaj, Lulzim Mustafa ,David Lukaj,Nard Lukaj,Bert Paloka, Beadir Rexhepi, Lush Lushi qytetare te ndershem nga Dajci ,Berdica e Trushi i Shkodres jane te burgosur politik te Edi Rames dhe Ilir Metes ! Jetojme ne rregjimin ku krimenelet behen ” onorevoli” kurse qytetaret e varfer burgosen se protestojne per nje jete me te mire!”

Ndersa perfundon me nje thirrje:

“Heshtja na ben bashkefajtor!”

 

Lajmet e fundit nga