LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Policia ruan 24 orë banesat e Doshit e Frrokut

30 Mars 2015, 06:45, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vendosur shërbime ruajtje dhe monitorimi pa ndërprerje për dy banesat e deputetëve, Tom Doshi e Mark Frroku. Që kur Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë  ?arrest shtëpie? policia i shoqëroi ata drejt banesave ku po kryen edhe ruajtjen e tyre me kohë të plotë, gjatë gjithë ditës.

Pranë banesës së Tom Doshit, në afërsi të ?Profarmës?, një automjet policie i komisariatit nr.4, kryen monitorimin e Doshit. Po në të njëjtën mënyrë po kryhet edhe monitorimi i Mark Frrokut por me një ndryshim.

Automjeti që po ruan banesën e tij është me targa të thjeshta, megjithatë brenda saj ndodhen dy efektivë të policisë. Ruajtja e deputetëve po kryhet për të shmangur çdo shkelje të mundshme të dënimit që kanë marrë.

Lajmet e fundit nga