Connect with Us

Studimi/Prindërit nënvlerësojnë obezitetin e fëmijëve të tyre

Fëmija

Studimi/Prindërit nënvlerësojnë obezitetin e fëmijëve të tyre

Publikuar

-

Prindërit e dallojnë shumë rrallë obezitetin e fëmijëve të tyre, e në këtë mënyrë përftojnë si rezultat pasoja dëmtuese për shëndetin, paralajmërojnë mjekët.

Në një studim që përfshiu 2976 familje në Britaninë e madhe, vetëm katër prindër thanë se mendonin që fëmija e tyre ishte shumë mbipeshë, por vlerësimet mjekësore të fëmijëve konstatuan se 369 prej tyre ishin obezë.

Kërkuesit që ndërmorrën studimin, në një artikull në British Journal of General Practice, thonë se obeziteti është shndërruar tashmë në një standard normal të shoqërisë.
Ekspertët thanë se studimi tregoi madhësinë e frikshme të epidemisë së obezitetit.
Rreth një në pesë fëmijë në vitin e gjashtë të jetës është obez dhe 14 për qind të tjerë janë mbipeshë, tregon programi Kombëtar i Matjes së Fëmijëve.

LEXO EDHE:  Ja pse kur jeni i rritur koha kalon më shpejt

Ndërkaq, studimi ngre një shqetësim tjetër të madh, atë që prindërit nënvlerësojnë peshën e fëmijëve të tyre.
“Prindërit modernë nuk janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre janë obezë”, thuhet në studim.

“Por, nëse ata nuk vetëdijësohen se e kanë fëmijën obez, ata nuk kanë shanse që të bëjnë diçka për të ndihmuar fëmijën drejt një diete më të shëndetshme”, thuhet në studim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve/ Berisha:Liria e tyre ne gijotinën e narkoshtetit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rrethanat në të cilat punojnë gazetarët.

Sipas tij terrori dhe dhuna ndaj gazetarëve nga narko-qeveritarët është rrezik madhor për liritë e shqiptarëve.

“Mediat, liria e tyre ne gijotinen e narkoshtetit. Një valë terrori e narkoshtetit ndaj gazetarëve, e paparë kurrë më parë që nga ditët më të zeza të diktaturës, ka shpërthyer kohët e fundit ndaj gazetarëve kryesisht të kronikave të mediave, por në ndonjë rast edhe drejtuesve të tyre.  Në një hark kohor tre javor në Tiranë janë goditur, rrahur nga fallanga të krimit shteteror gjashtë gazetarë, fotoreporterë dhe drejtues të mediave, më shumë se në çdo zonë lufte të globit”, ka  shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Postimi plotë:

Mediat, liria e tyre ne gijotinen e narkoshtetit!

Terror dhe dhune e papare kurre me pare ndaj gazetareve.

Terrori dhe dhuna ndaj gazetareve nga narko qeveritaret, rrezik madhor per lirite e shqiptareve!

Te dashur miq, nje vale terrori e narkoshtetit ndaj gazetareve, e papare kurre me pare qe nga ditet me te zeza te diktatures, ka shperthyer kohet e fundit ndaj gazetareve kryesisht te kronikave te mediave por ne ndonje rast edhe drejtuesve te tyre.

Ne nje hark kohor tre javor ne Tirane jane goditur, rrahur nga fallanga te krimit shteteror gjashte gazetare, fotoreportere dhe drejtues te mediave, me shume se ne çdo zone lufte te globit.

Keshtu mund te permendim dhunen ndaj botuesit te gazetes Koha Jone, Nikolle Lesi, apo ndaj gazetarit te A2 Renaldo Salianji ne komisionin e ligjeve brenda ne parlament, gazetarja Doriana Bezat e Neës 24 e cila u ndalua te raportoje protesten e banoreve te Bregut te Lumit, gazetari i Neës 24 Erion Skendaj, i cili u pengua me force nga narkopolicia te transmetonte protesten e opozites para parlamentit, gazetarja Eliza Gjediku e Tema TV te ciles i ra te fiket nga perdorimi i gazit lotsjelles me urdher te kriminelit Llesh Kimikut, fotoreporteri Arben Dajci u dhunua dhe u godit ne koke gjate protestes se te shtunes apo dhe gazetaret e Fix Fare qe u kercenuan me jete nga Kryebashkiaku i Pukes.

LEXO EDHE:  Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

LEXO EDHE:  VIDEO/Momentet më të bukura të vitit nga bota e fëmijëve

Kjo fushate terrori e papare kryesohet nga dhuna dhe terrori i perditshem verbal i kreut te meduzes, skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi ndaj gazetareve, analisteve qe transmetojne me korrektese kronika e realitetit te narkoshtetit kriminal dhe analisteve qe guxojne te kritikojne aktet banditeske te qeverise se tij.

Ky qendrim kriminal i sfazuar dhe rrugaçeror i skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi frymezon banditet, kriminelet, trafikantet me uniforme qe te versulen si kafshe ndaj gazetareve te rrahin, ti keqtrajtojne, ti gjuajne me bomba gazi helmues per shkak te detyres fisnike, misionit te tyre per te paraqitur te verteten.

Ndaj kesaj vale dhune shteterore te papare reaguan dje me nje proteste nje grup gazetaresh ne teresi te rinj.

Me kete rast shpreh solidaritetin tim me te madh ndaj tyre por gjithashtu iu bej thirrje mbare gazetareve, analisteve, redaktoreve, kryeredaktoreve te te gjitha mediave te shkruara dhe elektronike te bashkohen ne nje proteste te fuqishme kunder narkoshtetit dhe te mos presin momentin kur do t’iu vije radha edhe atyre te rrihen, torturohen apo dhe me keq te blihen si plaçke tregu.

Iu bej thirrje qytetareve te mbrojne dhe mbeshtesin gazetaret dhe lirine e fjales dhe mediave te kercenuara sot me shume se kurre.

I bej thirrje OSBE ne Vjene, Keshillit te Europes, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te Parlamentit Europian, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij te nderhyne fuqishem per nderprerjen e kesaj stuhie terrori ndaj gazetareve ne narkoshtetin shqiptar! sb

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Prindër mbani vesh/ Këto janë arsyet pse fëmijët nuk ju dëgjojnë

Publikuar

-

arsyet pse femijet nuk degjojne prinderit

Flisni shumë gjatë

Gjatë një bisede me fëmijët duhet të konsideroni edhe moshën e tyre. Fjalët e komplikuara nuk mund të kuptohen prej tyre, ndaj dhe nuk do të arrijnë as të përqendrohen. Nëse ke kohë mendoje para atë që do të thuash dhe do ta kuptosh se sa e lehtë do të jetë që të komunikosh me fëmijët.

Britma dhe  ofendime

Një studim i bërë publik nga Child Development, thotë se fëmijët që kanë pësuar situata ku prindërit i kanë ngritur zërin, apo i kanë ofenduar janë më të predispozuar për të mos i dëgjuar këta të fundit.  Kjo ndodh pasi fëmijët kanë pësuar një traumë emocionale dhe do të jetë pak e vështirë për prindërit që të vendosin sërish urat e komunikimit me ta.

LEXO EDHE:  Doni fëmijë të edukuar?/ Bëni këto gjëra

LEXO EDHE:  Pini dy gota qumësht në ditë, shmangni obezitetin

Shpërqendrimi

Prindërit shpesh janë shumë të shpërqendruar, ata mendojnë për punën, shtëpinë, faturat dhe ndër gjithë këto probleme fëmijët mbeten pak mënjanë.  Injorimi i fëmijës e dëmton shumë marrëdhënien  me të në nivel afatgjatë. Mund të mësosh të ndash kohën mes të gjitha impenjimeve, por mos harro impenjimi më i rëndësishëm që ke është fëmija. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Studimi/ Nënat “mbytëse” i bëjnë fëmijët më të suksesshëm

Publikuar

-

nenat kerkuese femije te suksesshem

Sipas një studimi të kryer në vendet e Amerikës Latine duke u marrë me studimin e sjelljes së adoleshentëve është arritur në përfundimin se nënat kërkuese bëjnë që fëmijët e tyre të bëhen më të suksesshëm.

Kjo pasi nënat e tilla e mësojnë fëmijën me detyra dhe me afate. Një fëmijë i mësuar kështu që në fëmijërinë e hershme do të bëhet i përgjegjshëm dhe i matur kur të rritet.

LEXO EDHE:  Emri i veçantë i fëmijës mbretëror/Cila është historia dhe sekreti i tij?

LEXO EDHE:  Doni fëmijë të edukuar?/ Bëni këto gjëra

Këto nëna janë shumë të kujdesshme në lidhje me procesin e edukimit tek fëmijët e tyre dhe vendosin objektiva të larta për këta të fundit. Fëmijët në këtë mënyrë kanë më shumë besim tek vetja dhe kanë më shumë motivim për të arritur objektivat e tyre./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: