LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodhi në Facebook me pilotin Andreas.L

30 Mars 2015, 09:53, Aktualitet CNA

Një fotografi qarkullon nëpër botë. Ajo tregon një djalë të ri të ulur para Urës-Golden-Gate në San Francisko. Një fotografi tipike pushimesh. Fotografia ndodhej në profilin privat në Facebook të Andreas L. Dhe kjo, megjithëse këtë profil e larguan në kohën e duhur nga interneti. Shërbime si ?Google Cache? arkivojnë fotografi të faqeve të internetit. Ndoshta kanë qenë këto fotografi të faqeve të internetit edhe burimi i fotografive të Andreas L., të cilat janë shpërndarë nga mediet dhe përdoruesit.

Se kush e çaktivizoi pas rrëzimit të avionit të Germanwings profilin e Facebook-ut, për këtë vetëm mund të spekullohet. I pyetur nga DW, Facebook nuk deshi të prononcohet. Për këtë rast tragjik FB nuk do të shprehet në tërësi, bëri të ditur sipërmarrja. Sasha Adamak është marrë si gazetar dhe autor librash me hollësi me Facebook-un. Sipas tij, kërkesën e kanë bërë autoritetet gjermane dhe ?kur kërkesat i bëjnë autoritetet, normalisht Facebook reagon shumë shpejt.?

Pak më vonë faqja u rishfaq

Pak kohë më vonë ndodhi diçka e çuditshme. Profili në Facebook i Andreas L. ishte sërish online- por si e ashtuquajtur faqe përkujtimore. A kishim të bënim në këtë rast me faqen origjinale, apo jo, kjo është e vështirë të sqarohet, po gjasat janë të mëdha se kishim të bënim me faqen origjinale. Sepse në faqe kishte postime të datave të kaluara.

Një shkak i mundshëm për rikthimin e faqes është: Facebook-u ofron që profilet e zakonshme të kthehen në faqe përkujtimore për ata që kanë vdekur. ?Kur dikush ndërron jetë, ne mund ta kalojmë llogarinë e tij në gjendjen përkujtimore, kur një anëtar i familjes ose një shok paraqet një lutje për këtë, shkruan Facebook-u në lidhje me ?Lutje për krijimin e gjendjes përkujtimore?. Për këtë lutje online, duhet thirrur përmes një faqeje profili i të vdekurit dhe të shënohet data e vdekjes. Një dëshmi për vdekjen mund të shtohet si opsion, por nuk është e detyrueshme. Por ndërkohë as kjo faqe përkujtimore për Andreas L. nuk shihet më në internet.

Që prej prezantimit të kësaj mundësie pak vite më parë, në Facebook janë krijuar disa faqe përkujtimore. Me fjalët ?në kujtim të?, para emrit të përdoruesit ato mund të dallohen nga të tjerat, thotë sipërmarrja e Facebookut. Por cilat nga këto janë faqe reale, dhe cilat jo ? për përdoruesit është e vështirë të kuptohet.

E ngjashme është situata edhe me profilet e tjera që u krijuan në Facebook brenda një kohë të shkurtër me emrin Andreas L. Zakonisht këto janë faqe grupesh, siç i ngrejnë fansat e muzikës për idhujt e tyre. Këto faqe për Andreas L. i gjen ende në numër të madh në internet. Facebooku nuk ka ndërmarrë hapa kundër tyre. Vetëm tërhiqet vëmendja se nuk është e lejueshme që të ngrihen profile personash nën emra të gabuar.

Fotografi e gabuar në TV

Informacionet e vështira për t?u klasifikuar nga rrjetet sociale bënë që në rastin e Andreas L. të përhapet një fotografi krejtësisht e gabuar e tij. Televizione publike p.sh. treguan një fotografi të pikselizuar, në të cilën pretendohej se dukej Andreas L. para një panorame në mal. Në të vërtetë bëhet fjalë për fotografinë e dikujt krejt tjetër: Andreas G., i cili nuk ka të bëjë fare me Andreas L. Ky kontaktoi një gazetë zvicerane. Më vonë televizionet kërkuan falje për këtë gabim të rëndë.

Rasti i Andreas L. tregon se mediet, përdoruesit dhe rrjetet sociale vetë janë të mbingarkuar me njësoj me ngjarje të tilla si rrëzimi i avionit të Germanwings. Diskutimi për mënyrën e duhur të trajtimit të të dhënave të profilit sapo ka filluar.

Lajmet e fundit nga