LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Kryeministrit Rama

30 Mars 2015, 20:53, Politikë CNA

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Rama, ku sipas tij në 4 vite të drejtimit të bashkisë së kryeqytetit, Basha nuk ka bërë asgjë. Në një deklaratë për mediat, Bashkia shprehet se Rama e betonizoi Tiranën për 11 vite, ndërsa sot që është Kryeministër ka krimininalizuar pushtetin, ka rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë.

Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës:

Kryeministrit më të paaftë dhe mashtruesit politik më ordiner në historinë e Shqipërisë i ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit. Ky, që betonizoi Tiranën për 11 vitë është sot kryeministri që ka krimininalizuar pushtetin, ka rritur papunësinë, thelluar varfërinë dhe pasigurinë. I verbuar nga xhelozia prej dështaku serial, Edi Rama bashkë me bllokimin e Bulevardit të ri, projektit më të madh urban në historinë e kryeqytetit, bllokoi qindra investime publike që hapnin mijëra vende pune dhe përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndaj sot, është në panik sepse ora e përballjes po vjen dhe e pret ndëshkimi nga qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga