LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 aplikacionet për një jetë më të thjeshtë

30 Mars 2015, 12:58, Tech CNA

Që nga aplikacionet që ju kujtojnë se ku e keni vendosur vendin e takimit e deri te ato që ju mbajnë të informuar me përditësimet nga miqtë tuaj, shumë opsione të tilla jua kanë bërë jetën më të thjeshtë. Nëse vëzhgon në Google Play apo App Store, aplikacionet janë të shumtë, dhe do ju duhet shumë kohë për të zgjedhur më të mirin. Kështu, më poshtë do të gjeni 10 aplikacionet që jua bëjnë jetën më të thjeshtë.
Citymapper
Do ju ndihmojë duke naviguar në qytetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë. Ju tregon drejtime dhe harta për t?u orientuar, si dhe punon offline, pra pa patur nevojë të keni lidhje interneti në smartfonin tuaj.

Citymapper
Flipboard
Duke zgjedhur temat për të cilat jeni të interesuara, aplikacioni krijon një shembull reviste të personalizuar me shijet tuaja. Ju gjithashtu mund të lidheni me Facebook, Twitter dhe LinkedIn për të marrë të gjitha përditësimet e rrjeteve sociale në një vend.

Flush
Aplikacioni ka listë me më shumë se 100,000 tualete publike rreth botës. Gjithashtu ka informacion shtesë për njerzëit me aftësi itë kufizuara apo me kërkesa të veçanta.

 

Google Now
Aplikacioni me anën e të cilit mund të kërkoni duke folur dhe regjistruar zërin tuaj. Mund t?ju orientojë për drejtime rrugësh, parashikimin e motit apo dhe receta gatimi.

Pocket

Eshtë mënyra më e thjeshtë për të ruajtur gjëra që dëshironi të gjeni apo lexoni për më vonë. Nëse jeni në një shfletues interneti apo në një aplikacion, mund të ruani artikuj, video, receta dhe gjëra të tjera në llogarinë tuaj në Pocket, e cila sinkronizohet me të gjitha pajisjet ku jeni të loguar.

Shazam
Një nga aplikacionet e para që e bëri iPhon-in të dukej magjik, Shazam mund të identifikojë këngët që dëgjon, qoftë edhe pak tinguj.

Sunrise
Sunrise
Aplikacioni sinkronizohet me llogaritë e Google, Microsoft Exchange dhe iCloud për t?ju kujtuar për takimet që mund të keni.

Venmo
Venmo
Ju ndihmon t?i dërgoni para njerëzve që njihni. Mund ta përsori edhe për të kërkuar t?ju pëhen pagesa dhe paratë ju dërgohen lëehtësisht n? llogarinë tuaj bankare.

Waze
Waze
Aplikacioni ju tregon gjendjen e trafikut, kushtet e rrugëve dhe të tjera informacione si për shembull shpejtësinë e lejuar.

Waze
Yelp
Ky aplikacion ju tregon listën e bizneseve të qytetit tuaj.

Lajmet e fundit nga