LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aplikacioni që ndihmon emigrantët sirianë

29 Mars 2015, 16:10, Aktualitet CNA

Një emigrant sirian ka krijuar një aplikacion për celular dhe një faqe interneti për të ndihmuar emigrantët që të marrin informacion lidhur me shërbimet dhe të kërkojnë ndihmë për probleme që mund të kenë.
Miliona sirianë kanë ikur nga vendi i tyre dhe shumica ndodhen në Turqi. Personi që e ka krijuar këtë program quhet Mojahid Akil. Kur ai u largua nga Siria, nuk kishte kohë të pakentonte dhe të merrte gjëra me vete. Por ai arriti në Turqi me një aftësi shtesë, programimin. Tani apliakacioni i tij ndihmon emigrantët sirianë të përshtaten me jetën në Turqi, ku shumica prej tyre nuk di të flasë gjuhën turke, ku ligjet dhe rregullat janë paksa të ashpra. Aplikacioni quhet Help Me dhe në të ka shpjegime se si mund të gjendet një spital, shkollë apo se si të bësh një telefonatë.

Lajmet e fundit nga