LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lame: Pritet tu jepet zgjidhje rreth 14 mijë ndërtimeve pa leje në Tiranë

28 Mars 2015, 16:36, Sociale CNA

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot pranë disa zyrave të ALUIZNI-t për të ndjekur nga afër punën në terren të grupeve të punës, ku dhe theksoi se shumë shpejt do ti jepet zgjidhje problemeve të 14 mijë ndërtimeve pa leje në kryeqytet

Lame u ndalua fillimisht në zonën e ALI Demit, ku mori pjesë në matjet që grupet e punës së specialistëve trë ALUIZNI-t po bënin në ndërtimet informale në këtë zonë. Më pas Lame u ndal në zyrën e ALUIZNI-t në Bathore ku sqaroi për mediat hartën e zonave informale në Tiranë dhe se si ALUIZNI po punon për ta çuar procesin e legalizimeve përpara.

Gjatë komunikimit me mediat Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ndër të tjera tha se ?pritet tu jepet zgjidhje rreth 14 mijë ndërtimeve pa leje të penalizuara nga parashikimet absurde të Planeve Urbanistike të Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Kamëz?.

Sipas tij, ALUIZNI në një vit ka bërë shumë më shumë se në 8-vitet e qeverisë së shkuar, madje ajo ka bërë të mundur hapjen e një numri të lartë zyrave brenda Tiranës për të qenë sa më pranë qytetarëve.

Lame bëri të ditur se gjithshtu se këto zyra qëndrojnë me sistem dezhurni me punonjës të ALUIZNI-t të cilët presin problematikat e qytetarëve

Sakaq, ALUIZNI ka 40 grupe pune, rreth 100 specialistë, që punojnë në terren vetëm në qytetin e Tiranës me matjet e ndërtimeve informale të vetdeklaruara. Këto grupe pune po shfrytëzojnë edhe fundjavat për të bërë matje masive. Tirana është një nga qytetet me numrin më të madh të ndërtimeve informale me rreth 45 mijë vetdeklarime.

Lajmet e fundit nga