LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

J.Lo dua një bashkëpunim me Rihannën

28 Mars 2015, 10:10, Aktualitet CNA

Diva portororikane, Jennifer Lopez nuk ka hezituar të pohojë se sa shumë e vlerëson Rihanna-n si artiste. Këngëtarja 45 vjeçare ka thënë në intervistën e saj për E!Online se do të dëshironte, që së shpejti të realizonte një bashkëpunim me Rihanna-n, duke qenë se sheh shumë të përbashkëta me yllin 27 vjeçar. Të njëjtin mendim ndan edhe bukuroshja nga Barbadosi, e cila për revistën Grazia tha se Jenny është një artiste në shpirt dhe këtë di ta transmetojë tek publiku. Besojmë se së shpejti do ta kemi hitin e radhës nga dy këngëtaret simpatike.

Lajmet e fundit nga