LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

INSTAT: Ngadalësohet rritja e xhiros së biznesit

28 Mars 2015, 13:33, Ekonomi CNA

Rritja e xhiros së biznesit është ngadalësuar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, si rezultat i rënies së aktivitetit në sektorët e industrisë nxjerrëse dhe atë të shërbimeve.

INSTAT ka publikuar raportin ?Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike?, për tremujorin e katërt të vitit 2014. Raporti përfshin aktivitetet ?industri? (përfshi industri nxjerrëse dhe industri përpunuese), ?energji elektrike, gaz, avull?, ?grumbullimi, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve?, ?ndërtim?, dhe ?shërbime? (ku përfshihen tregti, transport dhe magazinim, hotele, informacioni dhe komunikimi, aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, agjenci udhëtimi).

Indeksi i volumit të shifrës së afarizmit, ose xhiros totale të ndërmarrjeve në ekonomi, vlerësuar me çmime fikse, arriti 128,9 % në tremujorin e katërt 2014. Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, rritje prej 2,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2013. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2013 ishte me rritje 4,4 %.

Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët ?energji elektrike, gaz, avull?, ?ndërtim? dhe ?hotele?, përkatësisht me 30,6 %, 19,3 %, 19,8 %. Në aktivitetin ?industri? kemi rënie 4 %, ku rënien më të madhe e dha dega ?industri nxjerrëse? me 16,2 %.

ekonomi-instatShifra e afarizmit në volum, në ?shërbime?, në tremujorin e katërt 2014 krahasuar me tremujorin e katërt 2013, ka rënë me 1,4 %, ndikuar kryesisht nga aktivitetet ?informacioni dhe komunikacioni? dhe ?transport dhe magazinim?. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e katërt 2014, paraqitet me rritje prej 2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2014.

Në këtë rritje ndikojnë aktivitetet që kryhen në sektorët, ?energji elektrike, gaz, avull? dhe ?ndërtim? përkatësisht me 25,8 %, 24,6 %. Në aktivitetin ?industri?, kemi rënie 6,5 %, ku dega me rënien më të lartë është ?industria nxjerrëse? me 13,6 %. Në krahasim me tremujorin e tretë 2014, në aktivitetet ?shërbime? kemi rënie 1,6 %, rënien e shifrës së afarizmit në volum, e kanë dhënë aktivitetet si ?hotele? 10,9 % dhe ?transport dhe magazinim? 8,3 %.

Lajmet e fundit nga