LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre pije alkolike në ditë rritin rrezikun e kancerit në mëlçi

26 Mars 2015, 23:42, Lifestyle CNA

Tre pije alkolike në ditë rritin rrezikun e kancerit në mëlçi edhe pse të pirit e një sasie kafeje mund të parandalojë sëmundjet.

Një qendër botërore për kërkimin e kancerit rishikoi 34 studime me rreth 8.2 milion njerëz dhe zbuloi se kishte një lidhje midis konsumimit të tre apo më shumë pijeve alkolike në ditë me kancerin e mëlçisë.

Drejtorja  e kësaj qendre,  Amanda McLean, thotë: “deri tani nuk e kishim të qartë sasinë e alkolit i cili mund të shkaktojë kancerin e mëlçisë. Por kërkimet e bëra mbi këto studime të mëparshme mjaftojnë për të qenë më specifikë.

Sipas shkencëtarëve u konfirmua se ka një rritje të rrezikut të kancerit nëse dikush konsumon më shumë se 5.5 unit në ditë e barabartë kjo me një gotë të madhe vere.

Rritja e sasisë së kafesë që konsumoni mendohet se mund të jetë një mbrojtje kundër kancerit të mëlçisë dhe të konsumosh më shumë peshk dhe të ushtrohesh rregullisht ndihmojnë për këtë gjithashtu.

Rreth 4,700 njerëz diagnostikohen me kancer të mëlçisë  çdo vit në Angli. Ai është një nga më vdekjeprurësit ku sipas statistikave vetëm 12% e të prekurve mbijetojnë pas 5 vitesh.

 

 

19:00 Lifestyle

Buzëqesh Deeley

Ajo ka mjaft arsye për të buzëqeshur dhe kjo sepse bashkësho...

18:00 Lifestyle

Sportivja Richardson

E kemi parë shpesh mjaft klasike,sharmante dhe të kuruar në ...

16:00 Lifestyle

Ambrosio udhëton

Si një prej supermodeleve të Victoria Secret elegantja Aless...

15:00 Lifestyle

Vlerësohet Collins

Seritë zemërthyese të serialit më të ndjekur britanik TOWIE,...

14:00 Lifestyle

Calder bën tatuazh

Marrdhënia e saj me yllin e One Direction Louis Tomlinson mb...

13:00 Lifestyle

Gaga në Malibu

Lidhja e saj u zyrtarizua ditën e shën Valentinit teksa tani...

Lajmet e fundit nga