LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procedurat e aplikimit të kujdestarisë për fëmijët në nevojë

27 Mars 2015, 15:45, Aktualitet CNA

Çdo familje që merr në kujdestari një fëmijë në nëvojë, përfiton nga shteti një shumë prej 133 mijë lekësh në vit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Mirëqëniës Sociale, këto familje duhet të aplikojnë pranë seksionit të ndihmës ekonomikë dhe përkujdesjes shoqërore në njësinë e qeverisjes vendore ku banojnë për t?i ofruar shërbimin ë kujdestarisë.

Familjet e seleksionuara paraprakisht nga sektori i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki apo komunë, ftohen në sesione informimi sa i përket detyrimeve të kujdestarisë. Ndërkaq, familjet intervistohen në lidhje me tërë të dhënat që plotësojnë formularin e aplikimit. Më pas, kërkesa e kujdestarisë së bashku me një kopje të dokumentacionit u dëgohet gjykatës së rrethit gjyqësor.

Pas vendimit të marrë nga gjykata, familja e përzgjedhur duhet të plotësojë tre formularë të tjerë, pranë njësisë së qeverisjes vendore, të cilat duhet të shoqërohen edhe me dokumentet përkatëse. Në përfundim të procedurave, hartohet një raport për përshtatshmërinë e familjes me fëmijën në kujdestari, ku dhe përcaktohen sugjerime të ndryshme në lidhje me kujdestarinë e përcaktuar. Udhëzimi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, është botuar në fletoren zyrtare te saj.

Lajmet e fundit nga