LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marsi, muaji i Ndërgjegjësimit për Ushqyrje të Shëndetshme

27 Mars 2015, 20:45, Lifestyle CNA

Në shtete të ndryshme Marsi kujtohet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Ushqyrje të Shëndetshme. Fushatat sensibilizuese kanë në fokus mirëushqyerjen dhe të paturin e një plani vetjak për më shumë aktivitet fizik, më pak kalori dhe zgjedhje të mirëinformuara mbi çfarë konsumojmë.

Ekspertët këshillojnë se përqafimi i një stili jetese të shëndetshme sjell si përfitim jo vetëm humbjen në peshë, por edhe shëndet të mirë të përgjithshëm si dhe ulje të riskut për të zhvilluar sëmundje kronike si diabeti, sëmundje të zemrës, insult cerebrovaskular apo edhe disa tipe të kancerit. ?Nuk është asnjëherë vonë për të investuar në një jetë me cilësi të lartë?, shtojnë ata duke sugjeruar disa këshilla për t?u pasur parasysh.

? Vaktet
Mbushni pjatën vetëm me gjysmën e sasisë që synonit të konsumonit.

? Ushqime me prejardhje bimore, perime dhe fruta
Ushqehuni me shumëllojshmëri perimesh, frutash, drithërash dhe lentil.

? Drithërat
Të paktën gjysmën e sasisë së drithërave të konsumuara zëvendësojeni me ato integrale në produkte si bukë, oriz, etj.

? Ushqime dhe pije që nxisin shtim në peshë
Konsumoni sa më pak pije energjike dhe ushqime që çojnë në shtimin e shpejtë të peshës (jo yndyrnat, sheqernat, dhe po ushqimeve të pasura me fibra).

? Ushqime me prejardhje shtazore
Kufizoni konsumin e mishit të kuq (si viçi, derri dhe qengji) dhe shmangni mishrat e përpunuara.

? Pijet alkoolike dhe duhani
Pakësoni konsumin e pijeve alkoolike dhe thuajini jo duhanit.

? Ruajtja, përpunimi dhe përgatitja
Kufizoni konsumin e kripës dhe shmangni ushqimet e përpunuara.

? Aktiviteti fizik
Ushtrohuni ose bëni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta çdo ditë.

17:00 Lifestyle

Klass në Londër

Dizenjot e zebrës janë rikthyer sërish në mode. Pikërisht nj...

15:00 Lifestyle

Brook në NBC

Dizenjot e verës së kaluar duket se do të na shoqërojnë sëri...

13:00 Lifestyle

Khloe në palestër

Padyshim që edhe ajo si një nga femrat e familjes Kardashian...

13:00 Lifestyle

Vipat dhe joga

Thonë se ai është sporti që ta bën trupin shumë, po shumë të...

Lajmet e fundit nga