LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arian Galdini: Ja pse duhet të jem unë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës

27 Mars 2015, 16:39, Politikë CNA

Përmes një shkrimi, Arian Galdini, dikur anëtar i Partisë Demokratike, tregon se pse ai duhet të jetë kandidati i kësaj partie për Bashkinë e Tiranës

Ja çfarë shkruan ai:

Sqarim per perpjekjen time qe te provoje hapesirat dhe mundesite qe te jem Kandidat i Partise Demokratike per Kryetar Bashkie i Tiranes.

1. Une qe nga viti 2009, pasi vendosi PD te beje Koalicion Qeverises me LSI, nuk jam me Anetar i Partise Demokratike. Kam hequr dore vete me deklarate publike nga Anetaresia ime ne PD, ne shenje Proteste dhe Refuzimi ndaj Koalicionit Amoral PD – LSI.
2. Ne vitin 2009 – 2010, bera perpjekjen time per te krijuar nje Parti Politike, te cilen ia dola mbane ta miratoj ne Gjykate. Partine qe une krijova dhe ndertova, bera perpjekje ta shnderroj ne nje Alternative Politike Morale, brenda se djathtes por nuk ia dola dot mbane. Ndaj edhe dhashe doreheqjen nga ky Projekt.
3. Pas 21 Janarit 2011, une nismova dhe drejtova nje levizje qytetare te qujatur Levizja e Dalezotsave, e cila ishte nje levizje paqeberese.
4. Ne pranveren e vitit 2012, mua me kerkon bashkepunimin Fatos Nano dhe une pranoj qe te behem Kordinator i Fushates se tij per President Republike. As u bera nanoist, as i majte. Perkunderazi, une isha e mbeta i djathte. Kete e kam thene asokohe dhe e rithem me krenari edhe sot. E verteta eshte se Fatos Nano tha se u be dalezots si une. Une dhe Fatos Nano bashkepunuam vetem pak jave si dalezotsa. Politikisht, as na ka lidhur e as na lidh asgje. Ama, u beme dhe mbetemi miq.
5. Ne zgjdhjet e 23 qershorit 2013, miku im i kahershem Shpetim Idrizi, me kerkoi qe une ta ndihmoj ate dhe PDIU per nje Platforme moderne politike elektorale. Pranova dhe u bera Kryekordinatori Kombetar Elektoral i PDIU per 1 muaj deri ne dt 23 qershor 2013. Une nuk u bera kurre anetar i PDIU. Ne dt 24 qershor, permbylla bashkepunimin tim me PDIU. Por mbeta, jam e do te jem ne cdo kohe e pozicion, mik i PDIU, Shpetim Idrizit, dhe mik e mbeshtetes pasionant dhe i vendosur, i kauzes came.
6. Qe ne dt 24 qershor 2013, kam shpallur publikisht Opozitarizmin tim te vendosur me Shumicen e re Rama – Meta.
7. Kam bere papushim beteja politike dhe qytetare e publike ne Opozite dhe kundershti me Qeverisjen Rama – Meta.
8. Nuk jam bere ende Anetar i PD, sepse kam ende kriticizmin dhe pikepyetjet e mia lidhur me zhvillimet ne PD.
9. PD ka qene dhe mbetet Partia e zemres sime. Kam qene Anetar i PD, nga viti 1991 deri ne vitin 2009. Nuk jam rikthyer ende si anetar i PD, perderisa PD te me binde se eshte e perputhshme me vlerat, idete, parimet e dhjetorit ’90, dhe te Opozitarizmit idealist, qendrestar, te sakrificave ne vitet 1997 – 2005.
10. Pres qe Lulzim Basha, te jete transparent, demokratik dhe mendjehapur ne perzgjedhjen e Kandidatit per Kryetar Bashkie te Tiranes. Lulzim Basha ka shansin e duhet ta deshmoje me vepra se eshte ndryshe, duke qene i gatshem per nje Kandidat ndryshe.
11. Une mendoj dhe seriozisht besoj se une jam Kandidati ndryshe. Une nuk perfaqesoj as Partiakun e mirefillte, as apratcikun e konsumuar, as bythelepiresin e Shefave, as njeriun e klaneve apo listave klienteliste. Jam dalezots.
12. Per mua nuk ka asnje rendesi e nuk perben asnje kushtezim per PD, nese do jem apo jo une Kandidati I PD dhe Lulzim Bashes. Tek e fundit, Lulzim Basha do ti paguaje vete faturat e perzgjedhjeve qe do te beje dhe vendimeve qe do te mare. Une dua vetem te jem nje model ndryshe.
13. Urimi dhe deshira ime eshte qe te fitoje PD.

Lajmet e fundit nga