Connect with Us

95 vjetori i Kuvendit/ Meta: Duhet një etikë e re parlamentare

Aktualitet

95 vjetori i Kuvendit/ Meta: Duhet një etikë e re parlamentare

Publikuar

-

Kreu i Kuvendit, gjatë fjalës së tij, në 95 vjetorin e krijimit të parë të Parlamentit, kërkoi që fjala në Kuvend të mos keqpërdoret dhe se duhet një etikë e re për parlamentare.

‘Kërkohet një etikë e re parlamentare dhe për këtë kemi bashkëpunuar me OSBE-në, parlamenti  duhet të ketë nje etikë të re’ u shpreh Meta.

Kryeparlamentari theksoi se sot detyrat në Kuvend janë më të lehta se 95 vite me parë.

LEXO EDHE:  "A e di çfarë është etika?"/Pasi shtroi iftar për 310 njerëz, reperi shqiptar akuzohet nga komentuesit

‘Fatet e Shqipërisë ishin në diskutim , kur njerëz të jashtëzakonshëm u ngritën dhe u bashkuan, detyrat tona janë më të lehta se 95 vjet më parë. Strandarti i qytetarëve tanë është më i rëndësishëm dhe për këtë do t’ i shërbejmë atyre’ vijoi më tej Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rikthehet në skenë bosi i çështjes “Kokaina”/ Zbulohet letërporosia e Holandës, si i transportonte valixhet me para të rrjetit të drogës

Publikuar

-

Nga

Rishfaqet në skenë një nga emrat e përfolur të çështjes “Kokaina”. Frederik Durda, një nga protagonistët kryesorë të këtij procesit është kthyer në vëmendjen e autoriteteve ligjzbatuese. Leko Durda i cili njihet edhe me emrin Frederik është shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese në Holandë pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që kryen trafik kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të vendeve të BE-së. Gjithashtu mbi supet e Frederik Durdës rëndon edhe akuza e pastrimit të parave.

Gazetarja Klodian Lala, në një lidhje për News 24, tha se bëhet fjalë për një hetim të nisur nga një prokuror holandez në muajin shkurt të vitit 2019, ndërkohë që në shtator 2019 autoritetet holandeze kanë goditur dhe arrestuar disa nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, mes tyre dhe atë që konsiderohet si kreu i këtij grupi që është një shtetas kolumbian. Frederik Durda sipas autoriteteve holandeze dhe sikurse përshkruhet në dosjen që disponon Neës24 rezulton të jetë një nga eksponentët kryesorë të këtij grupi që ka aktivitet jo vetëm në shtetin e Holandës por edhe në disa shtete të tjera të BE-së.

Më 12 shtator ekipi hetimor ka ndaluar shumë të pandehur dhe ka sekuestruar 12 mln euro. Në vëzhgime të ndryshme është vërejtur shtetasi Leko Durda gjatë takimeve me të pandehurin kryesor, shtetas kolumbian. Po ashtu në pamjet e kamerave të sigurisë shihet Leko Durda, i cili ndihmon të pandehurin kryesor duke lëvizur valixhe të mëdha në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar shuma të mëdha cash. Edhe një tjetër banesë ku janë sekuestruara para, besohet se Leko Durda ka qëndruar për një kohë të gjatë. Për këtë arsye nga autoritetet holandeze janë kërkuar të dhëna pranë autoriteteve shqiptare, konkretisht nga Ministria e Drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit për këtë shtetas sepse kërkohet informacion në lidhje me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri.



Sipas të dhënave të mbërritura nëpërmjet letërporosisë rezulton se shtetasi Leko Durda është i datëlindjes 26.4.1958, ndërkohë që nënshtetësia e tij është shqiptare. Letërporosia ka mbërritur më 24 shtator 2019. Ashtu sikurse rezulton në dosje bëhet fjalë për një numër të madh personash të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti ndërkombëtar që trafikonte tonelata kokainë sipas dosjes, nga Amerika e Jugut në drejtim të BE.-raporton BW.

LEXO EDHE:  “95 vjet Parlamenti i parë shqiptar”, aktivitet në kryesinë e Kuvendit

LEXO EDHE:  "95 vjet Parlamenti i parë shqiptar", aktivitet në kryesinë e Kuvendit

Më 24 shtator 2019 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë kërkesën nga homologu i saj në Mbretërinë e Holandës për të marrë dhe për të ekzekutuar një letërporosi. Zonja Gjonaj sipas informacioneve, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për të bërë gati materialin dhe për tua dorëzuar autoriteteve holandeze. Nga informacioni i autoriteteve shqiptare zonja Gjonaj e ka firmosur kthimin e letërporosisë në qershor të këtij viti. Ajo që bie në sy janë pyetjet që autoritetet holandeze i kanë bërë shtetit shqiptar dhe konkretisht autoriteteve ligjzbatuese. “A ka bërë Leko Durda ndryshime të ligjshme të emrit dhe mbiemrit?”, “A është përfshirë Leko Durda në veprimtari kriminale dhe nëse po në çfarë lloj veprimtarie?”, “A ka qenë Leko Durda më parë i dënuar në Shqipëri?”, “A ka njohuri tek autoritetet shqiptare lidhur me pyetjen se a ka Durda lidhje të ligjshme apo të paligjshme me Spanjën, Ekuadorin, Kolumbinë dhe nëse po në çfarë cilësie?”, “A ekzistojnë informacione të njohura nga autoritetet shqiptare sipas të cilave Leko Durda zhvillon biznese të ligjshme apo të paligjshme me kriminelë në shtetin e Spanjës?”.

Janë këto dhe pyetje të tjera përmes të cilave Ministria e Drejtëisë me ndihmën e prokurorive iu ka dhënë përgjigje dhe ia ka përcjellë letërporosinë e detajuar autoriteteve holandeze. Ndërkohë që Policia e Shtetit është duke bërë kërkime ditë pas dite me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe arrestimin e Frederik Durdës kjo pasi ka dyshimet se mund të ketë hyrë në territorin shqiptar pas shpalljes në kërkim nga Holanda. Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Por jo vetëm Holanda e kërkon Durdën si pjesë e grupit kriminal. Historia e Frederik Durdës është një histori e jashtëzakonshme si pjesë e një prej dosjeve më të bujshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përgjigjet Ramës/ Korrupsioni dhe marrëzia nuk mund të…

Publikuar

-

Nga

Meta i përgjigjet Ramës/ Korrupsioni dhe marrëzia nuk mund të…

Presidenti Ilir Meta 8 është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se “Po e mbron Vjosën nga HEC imagjinar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto  me ekipin e “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”, ndërsa thekson se korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.

“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.

LEXO EDHE:  “A e di çfarë është etika?”/Pasi shtroi iftar për 310 njerëz, reperi shqiptar akuzohet nga komentuesit

LEXO EDHE:  "95 vjet Parlamenti i parë shqiptar", aktivitet në kryesinë e Kuvendit

E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!



Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”-shkruan Meta.

Rama bën paqe me Metën?/ Mesazhi i fortë për presidentin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu thirrje prindërve/ Shmangi fluksin në QSUT

Publikuar

-

Nga

Manastirliu thirrje prindërve/ Shmangi fluksin në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore të Laprakës u ka bërë thirrje prindërive të ndërgjegjësohen dhe të shmangin fluksin në QSUT.

“Në qendrën shëndetësore të Laprakës, ku po ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës për urgjencat pediatrike, si në tre qendra të tjera në #Tirane: Qendra shëndetësore Kombinat, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit “Wilson” dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut.



Një thirrje për prindërit në këtë periudhë të vështirë të epidemisë: Shmangni fluksin në #QSUT drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi garantohet afër vendbanimit, nga mjekët pediatër, në kohë dhe me cilësi”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE