LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Përshihen në flakë 3 automjete, nuk dihen shkaqet

26 Mars 2015, 06:34, Aktualitet CNA

Tre automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, në zonën e ?Skelës?. Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një zjarr-vënie të qëllimshme. Automjetet e përfshira nga flakët, të cilat janë shkrumbuar plotësisht, mësohet se kanë qënë të parkuara pranë njëra-tjetrës. Në flakë kanë rënë një fuoristradë tip Opel ?Frontera? me targa AA 198 JD, dhe dy Mercedes-a, një A Class me targë AA 358 EZ dhe një S Class me targë AA 626 JX. Sipas informacioneve, makinat janë në pronësi të shtetasve: Besnik Brokaj, Luan Korja dhe Genti Allushit. Menjëherë sapo morën lajmin, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e plotë të flakëve. Policia nis hetimet.

16:37 Aktualitet

Mos me Eli Farën...

Këngëtarja Eli Fara do të publikojë së shpejti klipin dhe kë...

Lajmet e fundit nga