LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi: Vrasësit me pagesë po rekrutojnë adoleshentë

26 Mars 2015, 06:55, Sociale CNA

Sipas studimit ?Vlerësimi i riskut të krimit të organizuar?, i kryer me mbështetjen e fondacionit ?Shoqëria e hapur për Shqipërinë?, në vendin tonë në fushën e drogës, e cila zë 42 për qind të problematikës, trafikantët kanë krijuar lidhje me tregun kriminal jashtë vendit. Po sipas këtij raporti, për drogat e forta rrjetet ndërkombëtare përdorin rrugën ballkanike e për pasojë edhe Shqipërinë, ku ngarkesat kalojnë tranzit.
Sipas raportit, edhe te vrasjet e porositura shikohet një bashkëpunim me vrasësit me pagesë, që nga ana e tyre po rekrutojnë adoleshentë. I pranishëm gjatë prezantimit të këtij raporti ka qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili e konsideron komplekse betejën ndaj krimit të organizuar, që për momentin i ka futur institucionet në një rreth vicioz.
?Edhe zelli i madh i politikës të mos tregohet duke i udhëhequr këto organe se si të zbatojnë ligjit, t?i mësojnë ato si të zbatojnë ligjin, por duke i lënë të pavarur për të zbatuar ligjin dhe për të hetuar edhe ata vetë?, tha Didi.

Lajmet e fundit nga