LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shvlerësohen valutat në këmbim me lekun

26 Mars 2015, 17:32, Ekonomi CNA

Leku po e mbyll këtë javë me një bilanc pozitiv kundrejt valutave të huaja në tregun e brendshëm të këmbimit valuator.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën në kuotën e 140.92 lekëve dhe këmbehet të enjten me 140.46 lekë. Monedha e përbashkët është zhvlerësuar lehtë këtë javë në tregun vendas si pasojë e rënies së kërkesës nga ana e bankave për të blerë euro për llogari të klientëve të tyre. Kjo ka cuar si pasojë në një forcim të leku-t.

Nga ana tjetër, zhvlerësimin gradual më të ndjeshëm e ka pësuar dollari, i cili e ka nisur javën në kuotën e 129.04 lekëve dhe ka zbritur tashmë në nivelin e 127.46 lekëve.

Dobësimi i monedhës së gjelbër vjen si pasojë e rënies së tij në këmbimet me euron në bursat ndërkombëtare si pasojë e problematikave për miratimin e buxhetit të ri në shtetin amerikan.

Marrë nga ATSH

Lajmet e fundit nga