LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Tiranës deklaratë për urdhër-ndalimin për Doshin e Frrokun

26 Mars 2015, 18:48, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka dhënë një deklaratë për media lidhur me ndalimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Deklarata e Policisë

? Policia e Tiranës ka zbatuar vendimin e urdhër-ndalimit të dhënë nga Prokuroria me datë 26.03.2015. Pas paraqitjes urdhër-ndalimit, policia ka ndaluar deputetin Mark Frroku, 43 vjeç, në ambientet e biznesit të tij. Gjithashtu, Policia e Tiranës ka ekzekutuar edhe urdhrin për ndalimin e deputetit Tom Doshi, duke e ndaluar atë në banesën e tij. Të dy deputetët akuzohen 3 vepra penale për ?deklarata të rreme? dhe për ?kallëzim të rremë? përball prokurorëve, si edhe për ?kanosje, ekspertim ose përkthim të rremë?. Gjithashtu, policia ka zbatuar urdhrin për kontrollin e banesave të dy deputetëve.?

Lajmet e fundit nga