LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ Policia sekuestron 700 doza heroinë, arrestohen 2 persona

26 Mars 2015, 19:36, Aktualitet CNA

Policia e Korçës, ka arrestuar dy persona pasi në dyqanin e njërit prej tyre u zbuluan 700 doza heroinë. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 200 gram metadon.

Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit, Artan Bame 44 vjeç dhe Elgis Tahrika, 28 vjeç. Ky i fundit është edhe pronari i dyqanit ku u sekuestruan lëndët narkotike.

Policia i ka shoqëruar ata në komisariat, ku pritet që të merren në pyetje e më pas dosjet e tyre të dërgohen në prokurori.

Lajmet e fundit nga