LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse policia qëndroi 50 minuta në banesën e Tom Doshit

26 Mars 2015, 20:13, Aktualitet CNA

 

Gjatë emisionit ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka sqaruar se pse policia është vonuar rreth 40-50 minuta në banesën e deputetit Tom Doshi.

?Policia ka dërguar një numër të madh efektivësh dhe oficerësh gjyqësorë për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Gjatë ndalimit të Tom Doshit si dhe kontrollit të banesës së tij, policia është ndeshur me kundërshtimin e avokatëve të Doshit. Kam informacione se avokatët i kanë kërkuar mandatin e kontrollit nga Gjykata, mandat të cilën policia nuk e ka pasur. Për këtë arsye, avokati Meçe shkoi më parë në prokurori për tu sqaruar lidhur me këtë fakt, i cili është në kundërshtim me ligjin. Prokuroria nuk ndoqi procedurat normale për ndalimin dhe kontrollin e të akuzuarit Doshi, por shpejtoi të mbaronte këtë punë sa më shpejt. Gjithashtu, një tjetër fakt i vonesës është edhe hapësira e madhe e shtëpisë së Doshit, e cila e ka zgjatur kontrollin e policisë?, tha Hoxha

 

Lajmet e fundit nga