LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FAKTI/ Drejtori kapet në konflikt interesi

26 Mars 2015, 12:36, Denoncim CNA
FAKTI/ Drejtori kapet në konflikt interesi
Petrit Tare

Drejtori i UK Korcë, Petrit Tare, kapet në konflikt të pastër interesi. Njeriu i cili drejtion kete institucion prej 23 vitesh tashmë është kapur me “presh në dorë”.

Sipas dokumentit të nxjerë nga QKR, Petrit Tare, Drejtor i UKK Korcë, rezulton aksioner në një kompani konsultimi të quajtur, UK Consulting. Sipas objektit të aktivitetit të kësaj kompanië ajo është një shoqëri këshillimore në fushën e mjedisit, infrastrukturës ujore dhe mbetjeve të ndryshme. Ofrimi i shërbimeve këshilluese financiare për investitorët, tregtarët dhe zbatuesit e projekteve në sektorin e ujit dhe trajtimit të tij si dhe energji e pastër dhe në sektorët e energjisë eficente.

Foto te ekstraktit nga QKR

 

Pra, Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Korcë ka bërë një kompani konsultimi për Ujesjëllës dhe kanalizimeve. Një konflikt i pastër interesi.

Dhe këtu mjafton të sjellim në vëmendje Ligjin Nr .9367, datë 7.4.2005 “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, I ndryshuar me Ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me Ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 me Ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me Ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.

Në nenin 3 të këtij ligji thuhet “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

Në rastin konkret ne kemi një drejtor Ujësjëllesi që krijon një biznes drejtpërdrejt në fushën ku ai ushtron funksionin publik.

Më tej në nënin 4 të ligjit thuhet, Fusha e zbatimit

iii) akte normative, si dhe vetëm ato ligje që krijojnë pasoja juridike për subjekte

individualisht të përcaktuara;

Pra mjaftojnë këto dy nene për të treguar qartazi se Petrit Tare, zyrtari i cili aktualisht ndodhet nën hetim në prokurori për abuzime me miliona euro, të kapet dhe ti faktohet edhe një tjetër skandal dhe shkelje ligjore.

Tashmë prokuroria e Korcës ka një tjetër denoncim publik dhe me fakte konkrete për një zyrtar ndaj të cilit po zhvillon hetime.

Zvarritja e hetimit të parë nga prokuroria e Korcë ka jo pak dyshime për faktin se ajo mund ta nxjerë pa lagur Petritin e Entelës nga akuzat. Themi Petritin e Enteles për të treguar se bashkëshortja e tij është Kryetare e Gjykatës të Apelit në Korcë, dhe ajo është mburoja e abuzimeve dhe shkelejeve të ligjit nga Petrit Tare.

Entela PRIFTI (TARE)

Kur ende hetimi i parë ecen me hapin e breshkës, askush nuk mund të ketë besim se Prokuroria do hetojë dhe konfliktin e interesit. Por në një tjetër material do sjellim të tjera argumenta, në lidhje me pasurimin e Petrit Tares dhe Entela Priftit të cilat cdo vit shtohen me dhjetra e dhjetra million lekë.

Cdo ditë prokurorinë do e ndihmojmë me fakte dhe prova gjithmonë duke shpresuar se do bëjë një hetim të vërtetë.

Lajmet e fundit nga