LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi hap samitin: Diskutohen projekte konkrete ekonomike

25 Mars 2015, 10:19, Ekonomi CNA

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi hapi sot, në Prishtinë, konferencën e ministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ?Ëestern Balkans 6?.

Ai pasi përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen e komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociim të Zgjerimit, Johanes Han, dhe përfaqësuesve të rajonit, i informoi ata me zhvillimet në Kosovë dhe synimin e saj që bashkë me vendet e tjera të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes së Bashkimit Europian.
Në veçanti, ai përkujtoi se kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe se sot zyrtarët këtu do të diskutojnë projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë, ndërsa të gjitha vendet do të jenë të përfaqësuara në nivel të barabartë.
Komisionari Hahn, në konferencë shprehi gatishmërinë e BE-së për të investuar në infrastrukturën rrugore e hekurudhore, që do të afrojë vendet e popujt e rajonit dhe këta bashkë me Bashkimin Europian. Ai përmendi projekte konkrete.

Lajmet e fundit nga