LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të drejtat e fëmijëve, Avokati i Popullit bën fushatë tek “Asim Vokshi”

25 Mars 2015, 17:50, Sociale CNA

Fushata sensibilizuese e Avokatit të Popullit Igli Totozani për të drejtat e fëmijëve ka vijuar sot edhe në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja Asim Vokshi në Tiranë, dega frëngjisht. Aty Totozani diskutoi për Konventën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

Në këtë aktivitet Avokati i Popullit i njohu nxënësit me rëndësinë e Konventës dhe rolin që Avokati i Popullit i kushton të drejtave të fëmijëve. Ai u shpërndau atyre, Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, një botim ky në frëngjisht i Shoqatës së Ombudsmanëve Frankofonë (AOMF) ku Avokati i Popullit është anëtar bordi.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditëve të Frankofonisë dhe fushatës sensibilizuese të Avokatit të Popullit për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj dhe Znj. Nadia Jurzac Atashe i Bashkëpunimit Institucional në ambasadën franceze në Tiranë.

Lajmet e fundit nga