LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë/ 16 vjet nga fushata e bombardimeve të NATO-s

24 Mars 2015, 08:25, Kosova & Bota CNA

Më 24 mars mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.
Përfshirja e Aleancës Veri-Atlantike në luftën e Kosovës ka mundësuar, pas fushatës 78-ditëshe, dëbimin e forcave serbe nga Kosova, kthimin e gati një milion refugjatëve shqiptarë dhe instalimin e një administrate ndërkombëtare, e cila ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Megjithatë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet ende aktiv, ndërsa pavarësimi nuk e ka zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen me Serbinë, me të cilën Kosova tani mban bisedime kryesisht për të zgjidhur çështjen e veriut të vendit, që ende mbetet jashtë kontrollit nga institucionet e shtetit të Kosovës, transmeton Koha.

Sidoqoftë, pa fushatën e NATO-s, që nisi më 24 mars 1999, Kosova do ta kishte pothuajse të pamundur arritjen e shtetësisë dhe të pavarësisë nga Serbia.

Lajmet e fundit nga