LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku: Asgjë e re nga fronti i Tatimeve dhe Doganave

24 Mars 2015, 19:13, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rëndë qeverinë për mënyrën se si ka menaxhuar Doganat dhe Tatimet. Tabaku ka thënë se taksat e rritura nuk po japin atë që pritej  duke e rrënuar më shumë ekonominë.

Ja argumentimi i Tabakut:

Kur muajin e shkuar, paraqita shqetësimin për rënien e të ardhurave ndonëse taksat janë rritur nga ana e qeverisë. Përgjigja qe një refren me të njëjtat nota dhe fjalë e cila e lidhte këtë rënie me një farë ?problemi? që lidhej me programin e ri të Tatimeve. Sot jemi në muajin e dytë dhe megjithëse qeveria pati përllogaritur se çdo muaj buxhetit të shtetit duhej t?i vinin 35 milionë usd shtesë, të dhënat flasin të kundërtën.

Muaji Shkurt, na tregoi edhe një herë se administrimi dhe mbledhja e të ardhurave jo vetëm nuk po justifikon rritjen e taksave por as mbledhjen e tyre nga një administratë e cila përpara disa muajve Kryeministri e përgëzonte si një administratë të çliruar nga paaftësia. Të ardhurat e muajit Shkurt 2015 për Tatimet dhe Doganat pësuan një rënie prej 260 milionë lekë më pak se sa pritej nga qeveria.

Një nga zërat më me rëndësi në të ardhurat nga Tatimet siç është zëri i ?TVSH? që rezulton të mblidhet 116 milion lekë më pak se sa plani, duke treguar një plagë që vazhdon të thellohet sidomos pas rritjes së taksave siç është plaga e Evazionit Fiskal. Në Dhjetorin e vitit 2014, Kryeministri dekoroi Drejtoreshën e Tatimeve me titullin ?Bleta Punëtore?, ironikisht kjo drejtori duket se është ndër drejtoritë më të keq administruara duke qenë se nuk ka arritur të mbledhë asnjë prej taksave në pritshmërinë në fjalë.
Gjatë vitit të shkuar, kundërshtuam haptazi, rritjen për të dytë vit radhazi ?Akcizën?. Por qeveria, duke qenë se ka kohë që nuk dëgjon, jo vetëm opozitën por askënd, e rriti Akcizën. Rezultati i kësaj rritje u vu re që në janar të këtij viti, por ky rezultat përforcohet edhe sot ku të dhënat flasin se mbledhja e saj është 47 milionë lekë më pak se sa plani i llogaritur për vitin 2015.

Në vitin 2013 Kryeministri Rama propozoi se mrekullia për të ndryshuar të ardhurat dhe mbledhjen e tyre do të vinin nëse Shqipëria do të ketë një mbështetje ndërkombëtare. Kështu, nën unin e tij sundues u vendos që të nxirrej nga buxheti i shtetit 4.1 milionë euro në vit për një kontratë me Croën Agents. Në fund të vitit kjo kompani do të siguronte rritjen e të ardhurave nga Doganat. Përfundimi? Sot e kësaj dite të dhënat flasin në kundërshti të Croën Agents ndonëse kontrata e saj dhe pagesa e taksapaguesve vazhdon për një kompani që ka dështuar në qëllimin e saj kryesor. Ky dështim nuk ka ardhur si pasojë e saj por si pasojë e një mungese të vullnetit politik për të mos ndëshkuar bizneset pranë oborrit qeveritar.

Kështu, taksat që rriten shkojnë për kontrata që në shumicën e rasteve janë qoka qeveritare. Megjithëse qeveria, vjet është mburrur për rritje të të ardhurave, kjo rritje ka qenë vetëm në letrat e qeverisë sepse në të vërtetë nuk kemi patur rritje të tillë. Siç këtë fakt e pranojnë edhe vetë Croën Agents apo deklarata e FMN-së. Ndërkohë që të ardhurat nga Biznesi i Vogël kanë rënë akoma më shumë, e askush nga qeveria nuk ka kthyer përgjigje se si ka mundësi që këto të ardhura që prej çastit kur kaluan në duart e qeverisë qendrore nuk prodhuan asgjë më shumë se sa një dështim.

Kështu, të ardhurat që shteti ka pretenduar të fitojë nga rritja e taksave nuk janë në realitet. Ka dy përgjigje për këtë. Ose me rritjen e tatimeve dhe taksave nuk i është lënë mundësi biznesit të marrë frymë në një situatë krize dhe ku investimet qeveritare për të rigjallëruar ekonominë janë zero, ose më së dyti lidhet me mungesën e një vullneti politik për të ndërtuar barazi përpara ligjit, e në fund e gjitha kjo lidhet me apatinë e administratës tatimore e cila nuk është efiçente, e si rezultat ka informalitet.
Në total, të ardhurat janë 1.3% më pak se sa Shkurti i vitit të shkuar, por që nuk është referencë sepse ngarkesa fiskale është rritur me të paktën 35 milionë usd cdo muaj. Duke dëshmuar edhe një herë se mrekullia e premtuar prej mazhorancës aktuale nuk është vetëm se një flluskë sapuni e propaganduar si një arritje!

Lajmet e fundit nga