LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja kriteret për emërimin e drejtorëve në administratën publike

24 Mars 2015, 07:04, Politikë CNA

Qeveria ka shpallur kriteret dhe kushtet e reja për emërimin e drejtorëve në administratën publike. Kandidatët, të cilët duan të konkurrojnë për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, nuk duhet të kenë masë disiplinore në fuqi; të kenë, të paktën, vlerësimin e fundit ?Mirë? apo ?Shumë mirë?, si dhe të plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Gjithashtu, në vlerësimin e kandidatëve, përfshihet vlerësimi i përvojës në punë, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse si dhe vlerësimet pozitive dhe intervista e strukturuar me gojë. Nëse një kandidat i cili i plotëson kriteret dhe kushtet e parashikuara, fati i tij do të varet nga Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele. Ky Komitet zhvillon një intervistë të strukturuar, me gojë, me secilin prej kandidatëve, brenda 2 ditëve kalendarike nga data e krijimit të tij. Komiteti, për intervistën e strukturuar me gojë, përgatit, përpara fillimit të vlerësimit, një grup pyetjesh, të cilat janë të njëjta për të gjithë kandidatët. Ndërsa struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer; 60 pikë intervista me gojë. Në përfundim, Komiteti përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë, të paktën, 70 pikë (70% të pikëve).
Shpallja e konkurrimit
Për vendet vakante në administratë, në pozicionet drejtuese, njësia përgjegjëse shpall procedurën e konkurrimit duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin pozicion, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse ose gjatë vitit, kur shfaqet e nevojshme, si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar. Për institucionet e administratës shtetërore shpallja e procedurës së konkurrimit, për secilin pozicion, publikohet në faqen zyrtare të DAP-it e portalin ?Shërbimi Kombëtar i Punësimit? dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës. Më pas, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së konkurrimit, për secilin pozicion, në portalin ?Shërbimi Kombëtar i Punësimit? dhe në stendat e informimit të publikut. Gjithashtu, institucionet mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së konkurrimit faqen e internetit të institucionit si dhe çdo mjet tjetër të konsideruar të përshtatshëm për shpalljen, të njohur nga legjislacioni në fuqi. Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet, pjesë të shërbimit civil. Afati i dorëzimit të dokumenteve është 10 ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal. ?Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike të nxjerrë udhëzuesin përkatës për procedurat e detajuara për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare?, thuhet në vendim.

Lajmet e fundit nga