LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ergin Kuke, artisti shqiptar që ka arritur në Hollywood

24 Mars 2015, 08:05, Aktualitet CNA

Artisti 39-vjecar, të cilit Los Angelos Times i kushtoi një hapësirë të tërë në një prej shkrimeve që eksplorojnë rrugëtimin e tij të gjatë nga Shqipëria drejt tokës utopike, Amerikës. Ergin Kuke është momentalisht regjisor dhe supervisor i efekteve speciale vizuale në studion ?Mind over Eye? në El Segundo. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e stafit të producentëve dhe regjisorëve të cilët u nominuan me çmimin Emmy për dokumentarin: ?Cosmos: A Spacetime Odyssey?.

Ai ka punuar dhe për filma me metrazh të gjatë, si për shembull ?The polar express? dhe ?Superman returns?, për reklama të Jaguar dhe Chrysler, si edhe për klipe muzikore të artisteve të njohura globalisht si Britney Spears dhe Beyonce ( klipi ?Sweet dreams? ).

Por rrugëtimi i tij deri në majat e Hollywoodit nuk ka qenë i thjeshtë. Ai kthehet mbrapa në kohë duke kujtuar impaktin e tij të parë me teknologjinë.? Çdo gjë ishtë autodidakt, duhej ta mësoje çdo gjë vetë. Kushdo që vinte nga jashtë shtetit sillte me vete një libër mbi teknologjinë?. Ergini shkeli në Amerikë 14 vite më parë, duke u regjistruar në universitetin Gnomon për media dhe efekte vizuale, ndërtesa e së cilës qe shumë afër me atë të Paramount Pictures. Ai e nisi këtë rrugëtim me shokun e tij të fëmijërisë Dorian Ahmeti, poet dhe student filmografie.

Por artisti hiper-aktiv nuk ngurron të flasë edhe për atë cfarë ndodh prapa fasadës rrëzëllitëse të Hollywood-it. ?Ky është një biznes si gjithë bizneset e tjera. Ka pislliqe që ndodhin rrotull, por nëse punon fort mund t?ia dalësh. Unë nuk jam në kategorinë e atyre që aspirojnë për Oscar, por më pëlqen puna që bëj, pra animimi dhe live-action. Pasioni mbi të gjitha?.

Lajmet e fundit nga