LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afganistan/13 të vrarë nga sulmi i militantëve në autostradë

24 Mars 2015, 08:36, Kosova & Bota CNA

Zyrtari provincial në Kabul, Attahullah Khogyani, tha se 13 persona janë vrarë mëngjesin e së martës nga militantë të armatosur, që kanë hapur zjarr kundër udhëtarëve në një autostradë në provincën Vardak.

Agjencia AP ka raportuar se Khogyani ka thënë se personat e armatosur kishin shtënë kundër tri makinave, përfshirë një autobus.
Sipas tij, të 13 personat e vrarë ishin udhëtarë të autobusit.

Khogyani e ka cituar një zyrtar të lartë të provincës fqinje, Ghazni, që ka thënë se personat e armatosur i kishin marrë dhe vrarë viktimat një nga një.
Pjesa më e madhe e këtij rajoni është nën kontroll të talibanëve, ndërsa luftëtarët e tyre shpeshherë vendosin bomba në rrugë dhe i sulmojnë konvojet e sigurisë që kalojnë andej.

Lajmet e fundit nga