LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

6 arsye pse një grua duhet të udhëtojë e vetme

24 Mars 2015, 09:15, Lifestyle CNA

Udhëtimet janë gjithnjë kënaqësi për të gjithë. E veçanërisht për femrat, që mund të bëjnë shopping, të takojnë miq të rinj, etj etj..Një studim i fundit thotë se femrat është mirë të udhëtojnë vet herë pas here,për këto arsye që do ti zbulojmë më poshtë:

1. Udhëtimet vetëm ju bëjnë me të zonjat

Në rast se ka vonesa në orare, apo edhe nëse ju do të duhet të humbisni avionin tuaj, ju këtë gjë duhet ta përballoni vet, pa patur ndihmën e partnerit apo familjarëve.

2. Ju bën më shumë kreative

Udhëtimet nxisin kreativitetin në mendjen tuaj, sepse duke parë shumë gjëra të reja filloni të mendoni më shumë…

3. Pas një udhëtimi vetëm, ju do të mësoni të bashkëjetoni me konfidencat

Një udhëtim vetëm ju bën që ju të njihni njerëz më shumë dhe sigurish të shkëmbeni biseda me ta. Kështu do të krijoni konfidenca.

4. Ju bën më të forta

Ju jep më shumë forcë dhe siguri, sepse do të mësoheni ti përballoni gjërat vet pa ndihmën e të tjerëve.

5. Udhëtimet vetëm mund të rrisin rrjetin e miqësisë me femra

Në këto udhëtime ju mund të njihni të tjera femra si ju, që mund t’iu afrojë dhe ju të bëheni mikesha shumë të mira

6. … Në fund do të kuptoni se profesioni juaj nuk e përcakton karakterin tuaj

Të punosh në zyrë apo administratë, nuk do të thotë të rrish gjithë kohën e mbyllur. Gjatë udhëtimit do të zbuloni gjëra të reja për veten tuaj.

18:00 Lifestyle

Childs stilon veshje

Ajo është një nga femrat më të njohura të botës së biznesit,...

Lajmet e fundit nga