Connect with Us

Tiranë/ Basha shpall qytetar nderi ish presidentin e Kroacisë

Politikë

Tiranë/ Basha shpall qytetar nderi ish presidentin e Kroacisë

Publikuar

-

Kryetarti I Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,ka dekoruar ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës. Basha e falenderoi Mesiç për kontributin e dhënë në integrimin Evropian të Shqipërisë.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës kam nderin sot t’ju titullin: “Qytetar Nderi” i Tiranës: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë çështjes kombëtare shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit me perspektivën e integrimit europian,” ( 23 mars 2015)”

LEXO EDHE:  “Kartë e djegur, njeri silikoni që ke dëmtuar opozitën”/ Demokratët i 'përvishen' Bashës: Ik nga PD

Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç duke vlerësuar përparimin e bërë në rajon me krijimin e shteteve te reja nga shpërbërja e ish – Jugosllavisë, siç ishte Kroacia apo Kosova, tani vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes këtyre vendeve. Mesiç ka sugjeruar një bashkëpunim të fortë ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në PD ka gra të zgjuara që nuk promovohen”/ Kokalari: Duma është hipokrite, s’ka fituar asnjë betejë zgjedhore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja Evi Kokalari ka folur për përplasjet e saj me deputeten e PD Grida Duma.

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv u shpreh se Duma është e privilegjuar në PD dhe luftohet çdo grua tjetër që është kundër saj.

Kokalari sqaroi gjithashtu se nuk është xheloze për Grida Dumën, ndërsa shtoi se PD ka edhe gra të tjera të bukura edhe më të zgjuara, por që nuk promovohen.



Morali dhe politika janë të gërshetuara. Sa herë që unë nxirrja në pah diçka që ajo bënte, gjithmonë jam sulmuar se isha xheloze për Grida Dumën. Pasi kam bërë dhe disa postime të tjera, ka patur individë edhe në PD që më kanë thënë falemiderit shumë se ne nuk flisnim dot, se sa herë ngrinim zërin na thoshin jeni xheloze. Pra, luftonin çdo njeri që ishte kundër Grida Dumës.

Mua Grida Duma më është dukur hipokrite. Fakti që nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, vazhdon të jetë deputete me listat e sigurta që është një skandal dhe fakti që është një njeri që e nxjerrin në çdo emision, nxjerrin bukurinë e saj, flet mirë edhe pse mua më duken boshe. Ajo flet 20 minuta dhe nuk thotë asgjë, gjithmonë ka bërë gafa.

Atë gjithmonë e kanë shfrytëzuar, prandaj edhe e kanë bërë deputete. Thonë shumë gra sot në PD që kishim turp që Grida Duma ishte prezantuesja e figurës së PD. Dhe këtu vijmë te morali. Ajo nuk ka as moralin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk duhet të ishte deputete. Ka plot femra të bukura në PD dhe nuk i lënë të flasin“, u shpreh Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimet e Bashës/ Pse nuk e sjell dot PD në fitore

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muollari, teksa ka treguar angazhimin e tij politik në PD, nuk ka nguruar të flasë edhe për përfshirjen e Lulzim Bashës në politikë.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Muçollari shkruan se Basha është bashkuar me PD 17 vite më parë, ku aty gjeti kontribues të vjetër edhe të rinj. Sipas tij, hapësira për të krijuar profilin e tij politik nuk i ka munguar, ndërsa shton se ka mbajtur edhe 3 poste ministrore, dy legjislatura deputet dhe një mandat i pagjurmë kryebashkiaku.

Basha në vija të trasha

Cilido që njeh sadopak angazhimin tim politik në PD dhe punën organizative në FRPD, e ka të qartë qëndrimin tim ndaj lidershipit Basha, që prej vitit 2013 kur kaluam në opozitë.  Jam shprehur shumë herë e shumë herë jam dëgjuar, por gjithnjë i rrethuar me demokratë, miq e bashkëpunëtorë. Ka ardhur koha që këtë qëndrim ta komunikoj edhe jashtë shtëpisë sime politike, për këdo që kërkon ringritjen e opozitës demokratike, dhe se me të drejtë shtron pyetjen përse tani dhe jo më parë.

17 vjet më parë, Lulzim Basha iu bashkua PD. Gjeti aty kontribues të vjetër e të rinj. Për arsye strategjike, konjukturale, ose të dyja bashkë, Bashës iu dha kohë e pakufizuar mediatike për të krijuar personalitetin e tij polik. Pa stazh politik dhe pa radhë, Basha u akomodua në hierarkinë më të lartë drejtuese. Vazhdimi është i njohur, 3 poste ministrore, dy legjislatura deputet dhe një mandat i pagjurmë kryebashkiaku.

Të parët që goditi Basha si kryetar i PD ishin kontribuesit e saj.

Kjo jo pa shkak, sepse Lulzim Basha nuk vinte nga radhët e tyre. Unë e konsideroj Bashën një devijim nga meritokracia.

Këtë opinion e kam ndarë me doktorin, dhe e vlerësoj ndjesën e tij publike ndaj demokratëve, sikurse vlerësoj aksionin që shoqëron këtë ndjesë, Foltoren e shumëpritur dhe të vonuar.

Në 8 vite të lidershipit Basha, PD preku fundin. Pa nisur Foltorja, demokratët flisnin mes tyre për asgjësimin politik të forcës sonë, ekzistenca e së cilës ishte në pikëpyetje.

Me vendimet e tij, gafat dhe qëndrimet kontradiktore, Lulzim Basha cënoi rëndë autoritetin e institucionit të kryetarit, duke e zbritur atë në nivel grotesku. Basha ështe furnitori më i madh i parodive, memeve dhe skeçeve humoristike. PD nuk shihej gjerësisht si alternativë serioze, sepse kryetari i saj nuk përcillte seriozitet në asnjë dalje publike të tij. Pavarësisht pakënaqësive të brendshme, ne punuam pakursimisht për fitoren e PD dhe për të bërë Lulzim Bashën kryeministrër”, shkruan Muçollari.

Më tej, sekretari i FRPD thekson se nuk ka asnjë problem personal me Bashën, por me lidershipin që ai përfaqëson. Muçollari deklaron se janë shumë arsye pse Basha nuk e ccon dot PD drejt fitores.

Ai sheh Kuvendin e 11 dhjetorit si shpresën e vetme për një parti më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama jep për kullë edhe konsullatën tonë në New York

LEXO EDHE:  “Lekët e tamponëve shkojnë për inceneratorët”/ Basha leksion Ramës: Ku e ke përgjegjësin

Personalisht nuk kam asnjë problem me individin Lulzim Basha. Problemin, unë dhe jo vetëm unë, e kemi me lidershipin e tij, me kundërthëniet e tij, me strategjitë elektorale të tij, dhe me mentalitetin e tij politik aspak perëndimor.

Përfituesi politik nr. 1 i qeverisjes demokratike 2005-2013 është Lulzim Basha. Më shumë se cilido tjetër që jeton ose jo.

Basha mbetet po ashtu përfituesi politik nr. 1 i humbjes sonë në vitin 2013. Si në fitore dhe në humbje, Lulzim Basha ka përfituar të mira politike nga PD pa i kthyer asgjë në këmbim, veç humbjes.

Janë të shumta arsyet përse Lulzim Basha nuk e shpie dot PD në fitore, por unë do them vetëm njërën prej tyre: Historia e tij politike.



Një histori e ngjashme me atë që na tregonin shpesh në vitet e vegjëlisë, “E ke ndërtuar vetë apo ta ka lënë babai”. Kësisoj dhe kjo punë.

Për të zbutur pak gjuhën, them se me zotin Basha bie dakord në diçka, që kryeministri të qëndrojë jo më shumë se dy mandate.

Me fjalë të tjera, kryeministër, ndonëse fitues, nuk duhet të qëndrosh më shumë se 8 vjet. A mund të kemi të njëjtin standard edhe për një humbës? Sigurisht që jo. Një humbës duhet të qëndrojë edhe më pak në detyrën e prijësit.

A duhet të shkojë PD në kufijtë e ekzistencës se dikush, qoftë dhe kryetari i saj, ka ëndërr për një karrige? Sigurisht që jo, dhe me çka shoh e dëgjoj, ky nuk është vetëm mendimi im.

Basha po e katandis PD kokoshi një thelë, duke larguar e përjashtuar këdo që flet hapur, pa hezitim, pa frikë, tipare këto të një demokrati qëndrestar. Kjo është tipologjia e demokratit për të cilën ne jemi shfaqur krenarë. Mendimi ndryshe është identiteti ynë. Kjo na veçonte nga kundërshtari politik, ku tipar është uniformiteti i mendimit. Unë kam bindjen se Basha po e denatyron PD, dhe kjo është më e rëndë se humbja.

Prandaj të shijojmë këtë moment lirie që Foltorja na dha për t’u shprehur. I drejtohem demokratëve të administratës së PD, të zyrave e selive tona:

Mposhteni frikën e përjashtimit nga Basha.

Dilni nga bunkeri i selisë.

Jeni vëllezërit tanë dhe askush s’na ndalë të bashkohemi e të bëhemi më të fortë për një PD fituese.

Të mblidhemi në dt.11 dhjetor për të respektuar vullnetin e delegatëve tanë dhe këdo që kërkon të ndryshojmë veten për të ndryshuar Shqipërinë.

Historia ka treguar se liderët që komandojnë nga bunkeri, dalin prej tij të vetëvrarë.

Demokratët e kanë bërë historinë në shesh. Kanë çbunkerizuar Shqipërinë. Nuk u shkon të futen vetë brenda.

Mblidhemi dhe kuvendojmë më 11 dhjetor.

Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shkruan ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Është palë me krimin’/ Berisha i përgjigjet Bashës për akuzat: Do të nxjerr me këpucë të kuqe

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të Bashës se po bashkëpunon me krimin për mbledhjen e firmave.

Në një lidhje me Faxëeb, Berisha deklaroi se Basha gabon që bën këto akuza, duke shtuar ” po të hyjë pastaj me ushtar e nxjerr me këpucë të kuqe”.

 “Unë po merrem më shumë se kushdo kundër krimit, me kreun e Meduzës dhe pengun e tij. Askush nuk është marrë më shumë me këtë organizatë kriminale, më e fuqishmja që ekziston sot në Ballkan e në Europë, që ka goditur pluralizmin politik dhe ky është klani Rama e peng Basha.



LEXO EDHE:  Në protestë për të legjitimuar pazarin

LEXO EDHE:  Nga sharjet tek ‘lëpirjet’/ Basha shpërblen Gjekmarkajn me postin e rëndësishëm në PD

Ai gabon, se po të hyj me ushtarë, e nxjerr me këpucë të kuqe. Drejtuesit e degëve janë të respektuar. Edhe pse ka pasur disa që kanë qenë pro Bashës, janë të mirëseardhur në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk besoj se do bashkohen me antimitingun Basha-Bardhi”, deklaroi Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE