Connect with Us

Teknologji e re e zërit

Aktualitet

Teknologji e re e zërit

Publikuar

-

Amerikani Alexander Graham Bell është ndoshta më i njohur si shpikës i telefonit. Por ai luajti një rol të madh edhe në regjistrimin e zërit, duke sjellë risi edhe në këtë fushë. Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Amerikane në Uashington ka hapur një ekspozitë me regjistrimet e para zanore të realizuar nga Belli qysh në vitet 1880.

Regjistrimi i vetëm i njohur i zërit të Alexander Graham Bellit mbahet në një disk prej dylli dhe kartoni, i cili i përket i vitit 1885. Aty janë regjistruar fjalët e shpikësit duke numëruar dhe duke bërë provë. Carlene Stephens është kuratore e ekspozitës me titull “Dëgjoni zërin tim”. “Ne kishim një dokument me nënshkrimin e Bellit, por kur dëgjuam zërij e tij u emocionuam shumë.”

Ekspozita përmban disa prej koleksioneve që ruhen në Laboratorin Volta të Bellit në Uashington. Regjistrimet eksperimentale e bëra me teknika të ndryshme dhe materiale të tilla si disqe dylli apo qelqi bashkë me dokumentet përshkruese, paraqesin regjistrimet zanore më të hershme të bëra ndonjëherë.

“Ai erdhi në Smithsonian me kutitë e vulosura prej teneqeje, të cilat u depozituan në depon e posaçme të muzeumit për t’u ruajtur në rast se do të kishte ndonjë problem me patentën. Ajo ishte një periudhë me konkurencë të madhe në fushën e shpikjeve në teknologjitë e komunikimit.” “Grafofoni më i hershëm, siç u quajt nga Belli, e ndryshoi krejtësisht fonografin e Tomas Edisonit. “

Tingujt që kishin mbetur të heshtur për më shumë se një shekull, u zbuluan dy vjet më parë nga dy fizikanë, Carl Haber dhe Earl Cornell, në Labortorin Kombëtar Lawrence Berkeley dhe nga një specialist i Bibliotekës së Kongresit.

LEXO EDHE:  Fan Noli: Si u bëra shkrimtar

Specialisti Peter Alyea në këtë Bibliotekë, shpjegon se kjo teknikë e quajturIrene e luan zërin nga një disk apo një cilindër regjistrimi pa e prekur sipërfaqen delikate. “Sistemi regjistrues fotografon sipërfaqen e materialit ku është bërë regjistrimi. Këto imazhe hidhen në kompjuter ku përpunohen dhe kthehen në tinguj.”

Carlene Stephens thotë se qendra Smithsonian shpreson të digjitalizojë më shumë se 500 regjistrimet e hershme zanore që ka në koleksionin e saj. Ajo thotë se këta tinguj nga e kaluara mund të shërbejnë si frymëzim për brezin e ri të shpikësve dhe novatorëve.

VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

21 Janari/ Prendi: Kishte informacione për atentat ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë pranë para kryeministrisë.

Sipas Ndrea Prendit, nga departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, kemi patur letër me shkrim për këtë situatë. 3 letra me shkrim

Në dy prej tyre shkruhet se:

Sipas informacionit që vjen nga burime kofidenciale informohemi se po përgatitet një atentat kundër kryministrit të vendit. Kjo letër ka ardhur vetëm 2 ditë para datës së demostratës. Dhe për këtë do vinin snajpera dhe shiptarë nga gjermania.

Departamenti kundër krimit të organizuar: Në lagjen nr. 1 dhe 2 në Tiranë po bëheshin pergatitje për lëvizje të paligjshme do të ketë djem të moshës 25 vjeç nga rrethet, disa me probleme me drejtësinë. Këta persona do te presin sinanjalin për t’u futur në parlament. Më pas do të shkojnë pranë shtpisë së Kryeministrit dhe do të presin aty derisa ai të vij në shtëpi. Më vonë në afërsi të Ambasadës Italiane do të jenë të parkuara 2 automjete me targa të huaja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-komandanti i Gardës: Në 21 janar na qëlluan nga maja e Piramidës

Publikuar

-

Nga

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi theksoi sonte në emisionin Opinion se Garda u qëllua me armë nga ana e Piramidës në 21 janar 2011.

Sipas Prendi “Kur nisën të shtënat unë kam qenë brenda. Kam dalë jashtë dhe kam parë që kishte një sulm të fortë me gurë nga protestuesit. Në atë kohë është hapur zjarr nga maja e Piramidës. Koha ka qenë afër muzgut. Atëherë ka pasur edhe shumë protestues që ishin futur brenda rrethimit. Në atë kohë jemi qëlluar nga ana e Piramidës me gurë dhe molotov dhe ka qenë ish-komandanti i njësisë speciale në krye të tyre” – tha Prendi në Opinion.

“I kërkuam kryeministrit të largohet nga zyra. Përgjigjja ishte se unë jam në zyrën time dhe do të vazhdoj punën. Në kishim informacione se protesta do të ishte e dhunshme. Kishim plan për ta mbrojtur kryeministrin. Nuk pati urdhër për të qëlluar. Urdhrin për të qëlluar, punonjësit të gardës ia jep ligji. Pasi protestuesit përdorën një makinë dhe goditën mbrojtësen në hyrje, forcat e gardës kanë qëlluar vetëm në ajër” – tha Prendi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E ndërroi tytën e pistoletës në 21 janar? Flet ish-komandati i Gradës

Publikuar

-

Nga

Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011.

Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.

I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.

Sipas Prendit, shoferit  i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ Rama do të eleminojë Fatmir Xhafën

LEXO EDHE:  Java e Europës/ Soreca: Të dëgjohet zëri i të rinjve

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë…/ Opinion.al

LEXO TE PLOTE