LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatura e Ted Cruz ndez debatin mes republikanëve

23 Mars 2015, 09:53, Aktualitet CNA

Senatori republikan, Ted Cruz konfirmoi se ai do të kandidojë për presidencën amerikane, në zgjedhjet e 2016, duke u bërë kështu republikani i parë që deklaron fushatën për në Shtëpinë e Bardhë. 44 vjecari nga Teksasi pritet të shpallë edhe planin e detajuar të fushatës në një fjalim në universitetin Liberty në Virxhinia, i cili ëhstë universiteti më i madh i krishterë në botë. Në një video të postuar në Tëitter
Cruz thotë se ?Do të duhet një brez i ri konservatorësh kurajozë që ta bëjnë Amerikën sërish të madhërishme?.
Komentatorët thonë se Cruz, një favorit i Tea Party ka ndarë opinionin e republikanëve. Disa aspirantë për të hyrë në garën e Shtëpisë së Bardhë pritet të njoftojnë në javët e ardhshme synimet e tyre për të garuar.
Cruz mund të përballet në garë me Jeb Bush, një rival kryesor i republikanëve, dhe me guvernatorin e Neë Jersey, Chris Christie, të cilët duhet të shpallin edhe formalisht kandidaturat e tyre.

Lajmet e fundit nga