Connect with Us

Crown Agents, dështimi 8 milionë euro

Opinione

Crown Agents, dështimi 8 milionë euro

Publikuar

-

Nga Gjergj EREBARA*

“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. Atje cigaret qenë më të lira,” thotë David Smith, përfaqësues i kompanisë së konsulencës Crown Agents në Shqipëri ndërsa po pi një cigare në derën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Smith ka të drejtë! Cigaret në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se sa në Maqedoni si dhe 50 lekë për paketë më shtrenjtë se sa kushtonin në vitin 2013, kur ai mbërriti në Shqipëri për të këshilluar qeverinë shqiptare si të mbledhë më shumë të ardhura doganore. Vetëm se buxheti i shtetit nuk ka parë ndonjë rritje mbresëlënëse të të ardhurave doganore pavarësisht konsulencës së kushtueshme të Crown Agents.

Qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë në nëntor 2013 me kompaninë angleze Crown Agents, një korporatë ndërkombëtare me prani në dhjetëra shtete. Në bazë të kontratës, Crown Agents do të përfitonte 4.1 milionë euro në vit (të përjashtuara nga taksat) dhe në këmbim, do të ndihmonte doganat shqiptare për të zbatuar më mirë ligjet aktuale. Crown Agents merrte përsipër të kryente inspektime, të zbulonte shkelje doganore, të identifikonte të ardhura të munguara, të fuste praktika moderne në analizimin e rrezikut dhe rrjedhimisht, identifikimin e evazionit, të luftonte korrupsionin në dogana, të përmirësonte cilësinë e administratës përmes trajnimeve etj.

Në fund, të gjitha këto masa, duhej t’i jepnin Shqipërisë “një rritje prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB-së”. Kjo është çfarë është shkruar në kontratë.

“Ne zbatuam të gjitha kushtet e kontratës, por jo kushtin e të ardhurave,” tha Smith për BIRN.

Gjatë vitit 2014, doganat shqiptare siguruan 150.7 miliardë lekë të ardhura për buxhetin e shtetit. Vlerësimi i FMN-së për PBB-në e Shqipërisë qe afro 1.4 trilionë lekë, dhe të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për vitin 2014 qenë afërsisht 10.8 për qind e PBB-së. Kjo qe vetëm 0.4 për qind të PBB-së më shumë se sa në vitin 2013. Por duhet të kemi parasysh se në fund të vitit 2013, qeveria shqiptare rriti taksat mbi cigaret dhe karburantet, të cilat mblidhen në dogana, atëherë qeveria duhej të mblidhte rreth 100 milionë euro vetëm nga rritja e taksave dhe 100 milionë të tjera nga puna e Crown Agents, ose, gati 2 për qind të PBB-së më shumë. Për këtë arsye, rritja e të ardhurave me 0.4 për qind të PBB-së sugjeron njëkohësisht që puna e Crown Agents nuk qe efektive dhe rritja e taksave qe një dështim total.

Në letrën e mirëkuptimit drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar më herët këtë muaj, qeveria e Shqipërisë pranoi se puna e Crown Agents nuk kishte dhënë rezultat. “Rritja e madhe e të ardhurave e pritur në kohën e nënshkrimit të kontratës nuk është realizuar ende,” thuhet në letrën e qeverisë për FMN-në, e cila deklaronte se gjithsesi kishte vendosur të vijonte me konsulencën e kësaj kompanie.

Qeveria në fakt në kontratën me Crown Agents i ka dhënë vetes të drejtë të ndërpresë marrëdhëniet pas vitit të parë në rast se nuk realizohen objektivat. Por qeveria, jo vetëm që vendosi të mos e përdorë këtë klauzolë, por tashmë ka në dorë ta ndërpresë kontratën në vitin e dytë, pra rreth nëntorit të këtij viti, ose ta zgjasë atë për një vit tjetër. Çdo vit i kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 4.1 milionë euro.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim të BIRN për komente.

Në një intervistë për BIRN, Smith, përfaqësuesi i konsulentit anglez, pretendoi se të ardhurat e qeverisë u rritën me 0.8 për qind të PBB-së, ndërsa shtoi se rritja e taksave nuk ka funksionuar për të krijuar të ardhura shtesë dhe se kontrabanda vijonte në shkallë të gjerë. Nuk është e qartë se si është llogaritur kjo gjë, por Crown thotë se shifrën prej 0.8 për qind e ka marrë nga një deklaratë e Ministrisë së Financave.

“Ne jemi zhgënjyer për raportimet në media mbi letrën e qeverisë për FMN-në për shkak qe objektivat janë arritur pothuajse tërësisht,” tha Smith.

Pyetur nga BIRN se si ai llogarit efektin prej 0.8 për qind të PBB-së, duke marrë parasysh rritjen e taksave të kryera në fillim të vitit 2014, Smith tha se sipas mendimit të tij, shifrat e PBB-së nuk janë ende të qarta ndërsa të ardhurat shtesë nga taksat e reja nuk u realizuan për shkak të evazionit fiskal.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Mandati i shitur dhe dorëheqja

“Me ndryshimet në taksim në janar 2014, ne patëm problemin që ndryshimet u njoftuan shumë më herët se sa të ndodhnin. Shumë njerëz blenë cigare para hyrjes në fuqi të ligjit”, tha ai.

“Ajo që pamë vitin e kaluar qe një rënie e madhe e importit të deklaruar të cigareve në Shqipëri. Ajo rënie qe një sasi domethënëse në të ardhura të humbura për qeverinë. Pyetja është se cilat qenë shkaqet e rënie,” tha ai.

Sipas tij, rënia i detyrohet pjesërisht rritjes së importeve para hyrjes në fuqi të akcizës së re por pjesërisht edhe për shkak të rritjes së kontrabandës. “Fakti është që rritja e akcizës në janar 2014 i bëri cigaret në Shqipëri në mënyrë më domethënëse se sa në vendet fqinje. Dhe kjo rriti trafikun,” tha ai.

Sipas Smith, trafiku i cigareve ilegale është një aktivitet profesional, i cili nuk mund të luftohet me inspektimet e Crown Agents. “Të nevojitet të kesh [shërbime] inteligjente për të luftuar atë lloj trafiku,” tha Smith për BIRN.

Një mrekulli që nuk ndodhi

Në prill 2013, gjatë fushatës elektorale, Edi Rama deklaroi se kishte ndër mend t’i jepte doganat në menaxhim të huaj. Sipas tij, kontrata me një agjenci ndërkombëtare të specializuar do të ulte në mënyrë drastike korrupsionin dhe arbitraritetin.

Në korrik 2013, pasi kishte fituar zgjedhjet por nuk ishte bërë ende kryeministër, Rama përmendi për herë të parë Crown Agents si agjencia që do të luftonte korrupsioni dhe evazionin fiskal.

Në nëntor, Crown Agents fitoi kontratën mes debateve që kjo kontratë pritej të kushtonte mbi taksapaguesit 4.1 milionë euro ndërsa përfitimet qenë të dyshimta.

Gjatë vitit të parë të qeverisjes, qeveria u mburr shpesh me rritjen e bollshme të të ardhurave doganore e tatimore në krahasim me periudhën paraardhëse. Por në fakt, të ardhurat ekzistonin vetëm në deklarata.

Sipas Smith, rritja e të ardhurave me 1 për qind të PBB-së ose afro 100 milionë euro falë administrimit më të mirë dhe falë luftës kundër korrupsionit e evazionit fiskal është një objektiv realist.

“Aktualisht vlerësohet se evazioni ha diku mes 15 dhe 20 për qind të të gjitha të ardhurave të mundshme doganore,” tha Smith. Kjo është e barazvlefshme me rreth 220 milionë euro të ardhura shtesë nga niveli i vitit 2014, pa marrë parasysh rritjen e taksave, e cila u krye edhe në janar të këtij viti.

Smith ia hedh fajin “mosbashkëpunimit” të administratës doganore si dhe ekzistencës së evazionit fiskal “profesional”, siç e quan ai, kontrabandë në nivel të lartë që nuk kapet dot përmes inspektimeve rastësore por që duhet të luftohet nga agjencitë ligjzbatuese si sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Ai rendit një numër rastesh të kontrabandës. “Kemi gjetur në treg pulla fiskale të falsifikuara,” thotë ai, si dhe raste kur “hapnim një kuti me shishe birre ku në rreshtin e parë kishte shishe me pullë fiskale ndërsa në rreshtat e mëposhtëm nuk kishte më pulla fiskale,” thotë Smith.

Sipas tij, inspektimet e Crown Agents kanë sjellë deri tani identifikimin e rasteve të kontrabandës apo evazionit fiskal, të cilat teorikisht duhej t’i sillnin shtetit 20 milionë euro. Por kjo vetëm teorikisht.

Smith pranon se programi i konsulencës i kompanisë së tij është i shtrenjtë. “Administrimi fiskal duhet të kushtojë diku mes 1 deri në 2 për qind të totalit të taksave të mbledhura” thotë ai.

Kostoja aktuale është aktualisht 4.1 milionë euro në vit ndërsa përfitimet janë krejtësisht të paqarta. Por Smith është i lumtur. “Unë besoj që projekti ynë i konsulencës ia vlen dhe se duhet të zgjatet [sipas kontratës] për vitin e tretë, madje të rinovohet edhe për më vonë,” tha ai.

Në total, sipas statistikave të FMN-së për prodhimin e brendshëm bruto dhe statistikave të Ministrisë së Financave për të ardhurat buxhetore, rezulton se në vitin 2014, të ardhurat doganore u rritën me 0.4 për qind të PBB-së në krahasim me vitin 2013, ndërkohë që barra fiskale mbi karburantet dhe cigaret u rrit me gati 1 për qind të PBB-së duke sjellë një mungesë në të ardhura si përqindje e PBB-së ndoshta edhe më të lartë se sa në vitin 2013.

*BIRN

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Ylli Manjani/ Neokomunisti Lulzim, llumi që “lulëzoi” për 16 vjet

Publikuar

-

Nga

Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamje që shpreh kundër bisnesit, pronës private, lirisë e dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Sigurisht është punë e demokratëve të pranojnë ose jo të drejtohen nga një komunist.

Për fat, duhet të themi, shqiptarët nuk e pranojnë këtë komunist që hiqet si demokrat në qeverisje.

Por që ky hibrid politik të ketë kurajë të etiketojë njerëz të lirë si “llum tranzicioni” është pak si shumë.

Komunistit Lulzim i del llum tranzicioni edhe Komisioni i Venecias.

Delir i rëndë!

I ngjashëm me delirin që “sa keq që spo qeveris gjermanët”!!!

Nejse, është prap punë për të jetojë në cilin delir të ketë qejf. Por atë fjalën “llum” bën mirë t’ia thotë vetes.

LEXO EDHE:  Nga Poli Hoxha/Sekreti i Edi Ramës, ul dhe pantallonat nëse i kërkohet!

LEXO EDHE:  Nga Azgan HAKLAJ/ Në emër të atdheut, një votë për malësinë



Në 30 vitet e fundit, pluralizmi “Lulëzoi” 16 vite, kur Luli ishte Ministër Transporti, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Bashkisë Tiranë, kryetar i PD.

Nuk ka fituar asnjë betejë politike. Është politikani i gjendur në jo pak skandale. I akuzuar nga prokuroria e shtetit më shumë se askush tjetër.

Nuk ka fituar asnjëherë pafajsinë në proçes gjykimi substancial.

Shkatërroi me pasion opozitën dhe opozitarizmin.

Pra nëse tranzicioni është “Llum”, Ai është pjesë e qëndrueshme e këtij llumi.

Apo nuk janë fakte këto?!

Po kështu vjen puna kur flet me kurrizin para…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 arsye: Pse SHBA dhe BE s’do e mbështesin Vetingun e Lulzim Bashës!

Publikuar

-

Nga

lajme cna opinione politike

E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Vettingun e Lulzim Bashës?

Po ambasadorët e tjerë i keni parë që as e merr kush seriozosht?

E keni vënë re ndryshimin e angazhimit amerikan për Vetingun në gjyqësor krahasuar me indiferencën e Vetingut të politikanëve?

Ka disa arsye që justifikojnë mos mbështetjen amerikane dhe europiane ndaj projekt-ligjit Basha për Veting sepse:

Lulzim Basha po luan bllofin dhe nuk e ka seriozosht Vetingun në politik.

– Vetingu në politik nuk ekziston si model juridik dhe ligjor në asnjë shtet europian apo nëpër botë.

– Vetingu i politikës është votimi popullor dhe jo politik. Populli nëpërmjet votës është sovrani.

– Vetingu politik s’mund jetë anolog me gjyqësorin. Gjyqtarët emërohen, ndërsa politikanët zgjidhen.

– Vetingu në gjyqësor mjafton që, gjyqtarët e pavarur të dënojnë politikanët e korruptuar.

– ILDPK është institucion i investuar nga amerikanët dhe projektet e Bashkimit Europian për kontrollin e pasurive të politikanve dhe i mjaftueshëm, për të skanuar pastërtinë e politikanëve.



– Basha dhe Rama nuk kanë moralin për të kontrolluar pastërtinë e politikanve të tjerë.

– SHBA s’mund lejoj që një projekt Basha-Rama të mbivendosi projektet e tyre në Shqipëri.

– Vettingu i Bashës, bëhet për interesa personale që të shkatërrojë pluralizmin dhe eleminojë kundërshtarët e tij politik.

– SPAK nuk mund të marrë kompetenca për të kontrolluar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv kur nuk është kryer asnjë vepër penale.

– Lulzim Basha është i vetmi politikan në 15 vitet e fundit që ka 5 dosje dhe akuza për abuzim me pushtetin në prokurori dhe s’mund të jetë protagonist i pastërtisë së figurës së politikanëve.

Për këto arsye, SHBA dhe BE nuk mund t’ia besojnë Vettingun politik Lulzim Bashës.

Është e vërtetë që SHBA po e kontakton shpesh Lulzim Bashën, por mos harroni që “detyra e shtëpisë” që i ka caktuar Amerika, është: Largimi i Berishës.

LEXO EDHE:  Qeveria “Dum-dum”

LEXO EDHE:  Lorenc Vangjeli tregon paktin mes Ramës dhe Metës

Këtu mbyllet detyrimi i Lulzimit, por edhe mbështetja amerikane ndaj Lulzimit.

Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelsat e filtrave në politik, sepse Departamenti i Shtetit ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.

E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?

Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë

Publikuar

-

Nga

Nga Lorenc Vangjeli/ Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po aq shpesh edhe imazhi është vetë thelbi. Për një politikan, e vërteta është relative. Ai mund të jetë i pafajshëm për çfarë akuzohet, vlerësohet apo ndëshkohet, por nëse në një moment të caktuar, publiku e gjykon ndryshe,  në një shoqëri normale, ai konsiderohet se është siç shihet dhe jo siç është. Edhe fajtor kur është rasti, së paku fajtor moral. Në Tiranë, një kod i tillë është i huaj dhe funksionon në mënyrë të përmbysur. Pa thelb të qëndrueshëm dhe pa provat e nevojshme, politika ngjan me autobusët e unazës, pasagjerët e të cilëve, kalojnë nga stacioni në stacion pa u takuar kurrë.

Debati në distancë që po zhvillohet prej ditësh ndërmjet dy B-ve të PD-së, Berishës që nuk kishte ikur përfundimisht dhe Bashës që nuk mundi asnjëherë të vijë plotësisht, është pavarësisht formës, një film i parë dhe herë të tjera. Njëri flet dhe akuzon për besëprerje dhe pengmarrje tek Edi Rama, tjetri akuzon se po i bihet daulles po për vallen e Edi Ramës. Në mënyrë paradoksale, të gjitha lojërat në PD çojnë vërtet tek Rama dhe këtë, edhe në mos duan ta shohin protagonistët, ata janë të parët që e realizojnë duke e shndërruar politikën, sipas një shakaje të hershme për futbollin, në një lojë që në Tiranë e fiton gjithmonë kryeministri.

Edhe propozimet e fundit të opozitës zyrtare për ndryshimet kushtetuese, që janë shndërruar në një pol i ri debati, lidhen me emrin e kryeministrit. Basha i hedh ato si sfidë ndaj “kundërshtarit” të tij, në përpjekje që me këto mjete të reja kushtetuese, kur të vijë radha, të mundë ta mundë atë vetë.

Berisha, të njëjtën gjë e konsideron si një akt që e çon trupën e demokratëve në vathën e Ramës që do t’i përzgjedhë deputetët e opozitës si Ciklopi delet në shpellë. Në këtë trekëndësh ankthi dhe gare, në këtë tripolaritet asimetrik, mes dy B-ve demokrate dhe Ramës përmbi, janë të gjithë elementët që shërbejnë si provë për të kuptuar se politika shqiptare ngërçin e saj themelor e ka tek përjetësia që politikanët tentojnë t’i japin vetes. Koha, interesat apo rrethanat ndryshojnë dhe ata janë po të njëjtët duke tentuar t’u përshtaten njëherazi edhe kohës që ka rrjedhur, edhe interesave që ndryshojnë, edhe rrethanave që kushtëzojnë tjetër lloj sjelljeje të personazheve kryesorë në politikë ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj vetvetes.

Parashikimi se çfarë mund të ngjasë në një të ardhme të afërt në Tiranë është i ndërlikuar dhe varet kryesisht nga faktorë që nuk ndodhen në Tiranë. Pa ngulmin amerikan, pa hijen e rëndë të reformës në drejtësi e cila ende është në hije në krahasim me pritshmëritë publike ndaj saj, drama në PD do të ishte mbyllur shpejt. Madje ajo as nuk do të kishte nisur fare. Çfarë nisi të ndodhë e ka thelbin fiks tek dyzimi i Bashës, që në zhargon quhet një akt që as shtrëngon dhe as lëshon. E ka thelbin tek hipokrizia e Berishës që emocionin njerëzor vetjak, e shndërron në politikë kombëtare duke e shndërruar foltoren e tij, në faltoren ku luten të gjithë të pakënaqurit me Bashën.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ Mandati i shitur dhe dorëheqja

LEXO EDHE:  Qeveria Rama&Basha = geisha të vjetra + geisha të reja + 1 KOLONEL



Propozimet për ndryshimet kushtetuese të PD-së zyrtare janë vetëm tentativë për të dhënë një përgjigje për turin e Berishës dhe kërcënimin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Të bëra me nxit e ngut, shumica dërmuese e tyre e hedhur njëherë poshtë nga Komisioni i Venecias në 2018-ën, ato po shërbehen si bezja e kuqe përballë tërbimit të Doktorit. Që kërkon betejën që nuk po ja japin, sepse ai planifikon edhe njëherë rikthimin për të ikur më pas duke e marrë edhe Bashën me vete. Dhe mbi të gjitha, për të demonstruar, se sido që të vijnë punët në Tiranë, ai është një faktor që duhet të merret gjithmonë në konsideratë. Por ky është mesazh për amerikanët dhe jo për militantët e tij që mjaftohet të lexojnë mosmirënjohësin tek Basha dhe të projektojnë tek ai gjithë dështimet vetjake.

Në të gjitha skenarët që pritet të ndodhin, që tek mbajtja e kuvendit me Berishën që do të quhet jolegjitim nga Basha, tek ndeshja në oborrin e PD-së ku Berisha do të tentojë të pushtojë paqësisht zyrën e Bashës dhe tek gjykata që do të duhet të thirret në apel për të gjetur cili është kryetari i opozitës, përfshihet edhe Edi Rama. Me policinë e tij në një rast, apo me gjykatësit e tij, në rastin tjetër.

Në politikë, edhe perceptimi funksionon si provë dhe imazhi është vetë thelbi. Dhe thelbi i provave që po jep qoftë foltorja, qoftë tentativa për të ndryshuar kushtetutës, është se të dy B-të e PD-së po qepin pallton e fatit me të cilin ka lindur i veshur Edi Rama. Dhe nëse politika është një lojë që Basha e humb gjithmonë, kësaj here ndodh sepse kështu do edhe Berisha i cili mund të fitojë betejën e rradhës këto ditë, por ka humbur përfundimisht luftën finale.

LEXO TE PLOTE