LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Athinë/Farmacitë në krizë për ilaçe

23 Mars 2015, 11:42, Aktualitet CNA

Në Greqi, farmacitë janë sërish ngushtë për ilaçet bazë, siç referon e përditshmja Kathimerini, sipas së cilës shitësit e shumicës kanë përshtatur një rrugë të re furnizimi e që ka sjellë mungesa të qetësuesve për të përdorur, antiinflamatorëve si antibiotikët, insulinës dhe vaksinave.

Alarmin e ka dhënë shefi i Shoqatës së farmacistëve grekë, Constantinos Lourandos, sipas të cilit problemi është shkaktuar nga fakti që prodhuesit nuk u besojnë grosistëve të cilët i shesin mjekimet në vend të tjera në vend që të furnizojnë tregun lokal. Ata detyrojnë farmacistët të blejnë edhe ilaçe të tjera jo të nevojshme, së bashku me mjekimet që ata kërkojnë, përndryshe nuk marrin porosi.

Lourandos ka sqaruar së në këto rrethana, farmacistët kanë krijuar një rreth të brendshëm lidhjesh për të shkëmbyer ilaçe dhe kanë edhe një faqe në Facebook ku publikojnë nevojat për trajtime.

Lajmet e fundit nga