LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argjentinë/Mision eksplorimi për strehën e fshehtë të nazistëve

23 Mars 2015, 17:14, Aktualitet CNA

Arkeologët po përpiqen të përcaktojnë nëse disa ndërtesa të rrënuara në një rezervë natyrore të izoluar në Argjentinë kanë qenë ndërtuar si një strehë e fshehtë për oficerët gjermanë nazistë.

Kërkuesit thanë se kishin gjetur monedha gjermane të nxjerra gjatë Luftës së Dytë Botërore në këto rrënoja në very të Argjentinës.

Kërkuesit thanë gjithashtu se ndërtesat me gjasa nuk janë përdorur kurrë nga të arratisurit nazistë, për shkak se këta të fundit zbuluan se mund të jetonin lirisht në qytetet e vendit.

Kërkuesit nga Universiteti I Buenos Aires thanë se kishin vendosur të hetonin ndërtesat për shkak të një legjende lokale sipas së cilës ato ishin përdorur si strehim nga Martin Bormann, dora e djathtë e Adolf Hitlerit.

Rrënojat që tashmë janë mbuluar nga pemët dhe bari shtrihen në parkun Teyu Cuare, në afërsi të qytetit San Ignacio.

16:00 Aktualitet

Sharmi i kalifatit

Në mendjen e xhihadistëve, të gjitha shenjat aktualisht janë...

Lajmet e fundit nga