Connect with Us

Ted Cruz, kandidati i parë në garën e Shtëpisë së Bardhë

Bota

Ted Cruz, kandidati i parë në garën e Shtëpisë së Bardhë

Publikuar

-

Ted Cruz është kandidati i parë në garën e Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara.

Siç raporton CNN, senatori që mban mandatin e tij të parë në Texas do të njoftojë kandidimin për nominimet brenda kampit republikan. Ai do të shpallë deklaratën e tij të hënën në Lynchburg, Virginia në Universitetin Liberty, universiteti më i madh i krishterë në botë.

44-vjeçari Cruz bëhet kështu i pari kandidat që edhe formalisht hedh kapelën për atë që pritet të jetë një garë e ngjedhur në nominime, me më shumë se dhjetë kandidatë të mundshëm të profilit të lartë të interesuar për garën.

LEXO EDHE:  Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Ish-këshilltarja e Trump do të publikojë regjistrimin e fshehtë

“The Chronicle” raporton ndërkohë se Cruz do ta njoftojë kandidaturën e vet hapur pa formuar më parë një komitet që duhet të shqyrtojë mundësitë që ai ka për të fituar, siç ndodh rëndom.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian dhe North vizitojnë “Shtëpinë e Bardhë”/ Kombinimi i tyre është perfekt

LEXO EDHE:  Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Ish-këshilltarja e Trump do të publikojë regjistrimin e fshehtë

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron raportin për vrasjen e Bin Laden

LEXO EDHE:  Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Ish-këshilltarja e Trump do të publikojë regjistrimin e fshehtë

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE