LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i BERZH: Shqipëria, potencial energjetik për Evropën

22 Mars 2015, 22:37, Ekonomi CNA

Vendi ynë konsiderohet me potencial të madh energjetik, ndaj investitorët evropianë po kthejnë sytë nga Shqipëria. Të paktën kështu lihet të kuptohet në raportin më të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku Shqipëria shihet si potencial sidomos në energjinë e rinovueshme. Sipas BERZH, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ?mund të luajnë një rol në përmirësimin e sigurisë përmes investimeve të mundshme në terminalet e gazit të lëngshëm natyror dhe tubacionet e reja të gazit?.

?Pozita gjeografike, aksesi në det si dhe dëshira për të krijuar korniza të një politike stabël rregullatore janë faktorët që e kanë bërë Ballkanin Perëndimor një perspektivë interesante për investimet në energji?, cilësohet në raportin e BERZH.
Raporti i bankës shtoi se ndërsa vitet e një investimi të ulët, të kombinuara me përparimin e ngadalshëm me reformat, kanë mbajtur prapa rajonin nga zhvillimin e saj të mundshme, vendet e Ballkanit tashmë janë duke u parë si një rajon i mundshëm tranziti për furnizimin me gaz në BE, gjë që sjell zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajon.

Lajmet e fundit nga