LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspozohet diamanti më i madh në botë

22 Mars 2015, 15:08, Kuriozitete CNA

Në ekspozitën Sotheby?s në Dubai është ekspozuar gjatë ditëve të fundit diamanti më i madh në botë, i cili është 100.2 karatë. Ai ka ngjyrë të kategorizuar në D (i bardhë me shkëlqim të madh). Pra, siç mund ta shikoni edhe nga fotografitë, bëhet fjalë për një diamant shumë të rrallë.
Pas fazës në Emiratet e Bashkuara, është menduar që ky gur i çmuar të bëjë një ?shëtitje? në Los Angeles, Hong Kong, Londër dhe Dhoa, për të kaluar më pas në New York, ku mendohet të nxirret në ankand. Shuma e shitjes së tij pritet ti kalojë 25 milionë dollarë. Eksperti i gurëve të çmuar, Frank Everett shpjegon se sido që të jetë mënyra e përdorimit të mëvonshëm i këtij diamanti, për një unazë, për një vepër arti, për një varëse etj, ky është një diamant shumë i veçantë dhe tërësisht i përsosur.
Guri është nxjerrë rreth 10 vite më parë nga një minierë në De Beers në Afrikën e Jugut dhe kishte madhësi prej 200 karatësh, ndërsa sot është një nga pesë gurët e çmuar të dalë në shitje, të cilët kanë vlerë më të madhe se 100 karatë, në 25 vitet e fundit.

Lajmet e fundit nga