LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Të vendosur për dekriminalizimin e parlamentit

22 Mars 2015, 18:48, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike është e vendosur në dekriminalizimin e parlamentit dhe adminstratës publike. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar së PD-së, Basha është shprehur se opozita do kërkojë shqyrtimin e 2 amendamenteve për institucionalizimin e dekriminalizimit.

“Pas një pune voluminoze, nga ekspertët më të mirë të Partisë Demokratike dhe të vendit, ne jemi gati të ecim me platformën tonë të dekriminalizimit dhe në këtë kuadër, bashkë me qytetarët shqiptarë, kërkojmë angazhimin e plotë të deputetve të shumicës, bashkëpunimin e tyre në kuadër të marrëveshjes, qoftë kjo edhe kundër urdhrave politik të krerëve të tyre. Pra, dekriminalizmin e plotë të Parlamentit dhe të institucioneve të tjera publike përmes amendamenteve ligjore brenda kohës më të shkurtër të mundshme të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit, ose përballjen me qytetarët shqiptarë në sheshet e protestës popullore.” tha Basha për mediat.

Ai kërkoi dhe angazhimin e plotë të deputetëve të shumicës në këtë proces të rëndësishëm. ?PD do të kërkojë që ditën e nesërme, se në funksion të vendimeve të marra, të largohen nga Parlamenti deputetët me rekorde kriminale.? u shpreh Basha.
Gjithashtu PD do të propozojë edhe amendamentet për uljen e çmimit të energjisë përmes heqjes së TVSH-së dhe uljen e çmimit të karburanteve përmes eliminit të taksës së vendosur nga qeveria Rama.

Lajmet e fundit nga