Connect with Us

6 mënyra surprizë se si alkooli ndikon tek shëndeti

Shëndeti

6 mënyra surprizë se si alkooli ndikon tek shëndeti

Publikuar

-

 

Disa ndikime të alkolit mbi shëndetin janë të ditura. Por disa të tjera edhe mund t’ju çudisin. Gjashtë efekte të panjohura të alkolit në trup sipas gastro-enterologut Ibrahim Hanouneh, MD:

Të pirët i jep trupit tuaj punë për të bërë të cilat e largojnë nga punët e tij. Kur pini trupi juaj metabolizmin e kthen në punë parësore. Ashtu si proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat trupi juaj nuk ka vend për të akumuluar alkoolin. Për këtë arsye alkooli dëmton mëlçinë sepse është detyra e saj të detoksikojë dhe largojë alkoolin nga gjaku.

Abuzimi me alkoolin shkakton rritje të bakterieve në zorrë të cilat mund të lëvizin nëpërmjet mureve intenstinale në mëlçi duke shkaktuar dëmtim të tyre.

Shumë alkool është i dëmshëm për zemrën. Ai shkakton dobësim të zemrës dhe çrregullim të rritmit të saj. Mund të rrisë rrezikun e presionit të gjakut.

LEXO EDHE:  Vajza vini re/Mos guxoni t’i bëni këto gjëra gjatë menstruacioneve

Të pish shumë alkool mund të rritë rrezikun e kancerit sidomos të kancerit të gojës, ezofagut, fytit, mëlcisë dhe gjirit.

Alkooli prek sistemin imunitar. Nëse pini çod ditë apo pothuaj përditë mund të vini re se shpesh sëmureni nga i ftohti ose gripi më shumë se njerëzit e tjerë që nuk konsumojnë alkool. Kjo ndodh sepse alkooli dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin më ekspozuar ndaj sëmundjeve.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

“Nëse i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat!”/ Taulant Muka bën thirrjen e fortë

Mjeku epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e covid-19.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Muka ka bërë një reagim edhe në lidhje me vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të hapuara.

Duke iu referuar tre vendeve si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda që nuk i përdorin maskat me detyrim, dhe kanë një ulje të vdekshmërisë, Muka shkruan se është kriminale detyrimi i fëmijëve për të mbajtur maska.

Ndaj nësë i doni fëmijët tuaj, hiquni maskat, vijon ai.

“Suedia, Norvegjia dhe Finlanda- tre vende qe nuk po perdorin maskat me detyrim kane nje ulje te vdekshmerise krahasuar me vendet e tjera te Europes, perfshire Danimarken. Kjo nuk do te thote qe mos perdorimi i maskave ka efekt mbrojtjes, por eshte tregues se situata Covid-19 mund te menaxhohet shume mire pa maskat! Te treja vendet nordike i kane shkollat e hapura! Eshte kriminale detyrimi i e femijeve te perdorin maskat, kur maskat prej cope nuk ka prove shkencore te japin ndonje efekt ne uljen e transmetimit te infeksionit.

LEXO EDHE:  Stresi, zemra, shtylla kurrizore/ Sëmundjet që po prekin shqiptarët

LEXO EDHE:  “S’mund të bësh trimin”/ Skëndër Brataj tregon si e përjetoi infektimin me koronavirus

Distancim fizik, higjena personale, dhe kontrolli i perhapjes se infeksionit ne spitale duhet te jene elemente te rendesishem te kontrollit te situates Covid-19!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina e Covid-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin

Publikuar

-

Nga

Vaksina e Covid-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar. Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullatore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme. Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren. Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë?!/Gjatë gushtit në Spitalin Amerikan CT skaneri ofrohet 8 mijë lekë

LEXO EDHE:  “S’mund të bësh trimin”/ Skëndër Brataj tregon si e përjetoi infektimin me koronavirus

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers. Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Infermierja pozitive me Covid/ Mbyllet materniteti në Peqin, karantinohet i gjithë stafi

Publikuar

-

Nga

Infermierja pozitive për Covid-19, mbyllet materniteti në Peqin

Një infermiere ka rezultuar pozitive  me COVID-19, në Peqin, duke imponuar mbylljen e Maternitetit në këtë qytet.

Në karantinë janë futur edhe dy infermier që kanë patur kontakt me të.

Deri në marrjen e tamponëve për stafin, dhe marrjen e përgjigjeve, ky repart do të vijojë të qëndrojë i mbyllur./CNA.al

LEXO TE PLOTE