LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ta shfrytëzosh sa më mirë një takim të shpejtë!

21 Mars 2015, 17:00, Lifestyle CNA

Në ditët e sotme, njohjet janë ?të shpejta?, mundësitë për të dalë një herë të dytë nëse nuk ?ngjisni? me të parën, janë të pakta, ndaj cilat janë sekretet e këtij takimi?

Duke shfrytëzuar sa më mirë minutat e para, mund të kuptosh nëse je duke gabuar ose jo. Njësoj si në një intervistë pune, edhe në dashuri, duhet të mësosh se si të paraqitesh dhe me kë ke të bësh.

Përpiqu të mos jesh banale!

Ai ose ajo që ?godet? me të parën në këtë takim të shpejtë, është dikush që prezantohet me pyetje origjinale. Janë të mërzitshme që në fillim pyetjet e tipit: ?Nga vjen? Çfarë të pëlqen në përgjithësi? Çfarë pune bën??. Edhe në jetën e përditshme, në fakt, pyetje të tilla nuk ngjallin ndonjë interes të veçantë. Ndaj është mirë të mendosh diçka ndryshe, në mënyrë që të tregosh se nuk je i ose e zakonshëm/me.

Përgatitu!

Nëse je i/e turpshëm/me ose do të jesh origjinale, atëherë është mirë të përgatitesh. Sigurisht, spontaniteti është i rëndësishëm, por nëse bllokoheni për dy ose tre çështje, është mirë të keni ndonjë përgjigje gati. Gjithashtu, me rëndësi janë frazat se si do të prezantohesh: jo fjalë të përgjithshme, por të veçanta, në mënyrë që të nxjerrësh në pah personalitetin tënd. Mos harro edhe evitimin e momenteve të sikletshme kur askush nuk flet në tavolinë.

Mos domino bisedën!

Është me rëndësi komunikimi mes palëve. Nëse gjendesh përballë dikujt që vetëm flet, mund të jetë shumë e mërzitshme ose irrituese. Bëhet fjalë për një takim, jo monolog. Ndaj lër hapësirën e nevojshme që edhe ai ose ajo të flasë, të rrëfejë.

Mos hyr në detaje të tepërta!

Një takim i parë, duan apo s?duam ne, është sipërfaqësor. Nuk duhet menduar se personi që ke përballë do të të njohë thellësisht në pak sekonda. Ndaj duhet të evitojmë detajet e tepërta të jetës sonë, punës apo karakterit. Nëse nis të rrëfesh fije për fije detajet e një pune që ke në dorë, mund të jetë shumë e lodhshme për palën që mbase deri pak momente më parë kishte qëllime të mira.

Buzëqesh dhe merr të tilla!

Gjuha e trupit është mjaft e rëndësishme, ndaj duhet të prezantohesh me buzëqeshje, sinjal i të qenit i/e gatshëm/me për këtë njohje të re. Me rëndësi është edhe sensi i humorit, pa e ekzagjeruar.

Mëso të lexosh gjuhën e gjesteve!

Çdo gjë që themi ose bëjmë përcjell tek pala komunikuese një reaksion. Nuk është fjala me patjetër për një përgjigje verbale, por shpesh një shprehi në mimikë, një lëvizje goje, një ngritje vetulle, një dorë që prek flokët. Ndaj është me rëndësi të kuptohet se çfarë ndjesie jep tek tjetri biseda jote. Kështu do të ndryshosh ose jo strategji.

Dëgjo

Përballë një personi që nuk e njohim, është me rëndësi të tregojmë interes në ato që thotë. Me rëndësi gjithashtu është të dëgjojmë me të vërtetë dhe jo në mënyrë sipërfaqësore. Kur kemi përballë dikë që hutohet vazhdimisht gjatë bisedës apo që nuk ndjek fillin e saj, mund të jetë shumë irrituese dhe aspak seksi.

Vish diçka origjinale!

Para se të hapësh gojën, ajo çka godet është imazhi yt, pra veshja. Ka rëndësi të kujdesesh dhe të zgjedhësh diçka që bie në sy. Një manikyr të veçantë, një palë vathë, një aksesor nëse je mashkull, pra, me pak fjalë, diçka që tregon se ke personalitet në veshje dhe stil.

Gjej pikën e përbashkët!

Kur nis të bisedosh me dikë që nuk e njeh, është mirë të zbulosh dhe të nxjerrësh në pah një ose disa pika të përbashkëta. Interesa, pasione, por edhe eksperienca të ngjashme; këto duhet të përdoren si armë në njohjen e parë. Në të kundërt, kundërshtitë e vazhdueshme ose argumentet gjithmonë kundër në bisedë nuk të çojnë në një takim të dytë.

Beso tek ?kimia?!

Duhet të jemi të sinqertë, ndaj nuk mund të themi se ?kimia? mes dy palëve nuk ka rëndësi në këtë njohje të shpejtë. Ndonjëherë madje nuk ka rëndësi fare biseda, veshja apo sjellja, kur kuptohet menjëherë sintonia mes dy personave. Kur beson tek këto ndjesi, atëherë koha në kërkim të mashkullit ose femrës ideale do të jetë më pak e humbur.

16:00 Lifestyle

Willerton pozon

Ajo ka qenë konkurente në Miss Universe Great Britain dhe ja...

Lajmet e fundit nga