Connect with Us

Pagat minimale në Ballkan, 15 herë më të ulëta në krahasim me vendet e BE-së, Shqipëria e treta

Ekonomi

Pagat minimale në Ballkan, 15 herë më të ulëta në krahasim me vendet e BE-së, Shqipëria e treta

Publikuar

-

/

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, paga minimale në Kosovë shkon nga 130 deri 170 euro. Në Maqedoni paga minimale mujore është 131 euro, në Shqipëri 149 euro, ndërkohë që në Serbi minimalja mujore është 174 euro.

SARAJEVË (AA) – Pagat minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë tregon hulumtimi i bërë nga Anadolu Agency (AA).

Nga vendet e rajonit, pagën më të ulët minimale marrin qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa qytetarët e Kroacisë, kanë minimalen bindshëm më të lartë mujore. Minimalja më e lartë në Bashkimin Evropian është në Luksemburg, 1.923 euro, që është 15 herë më shumë nga paga më e ulët minimale në Ballkan, e cila është rreth 130 euro.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, paga minimale në Kosovë shkon nga 130 deri 170 euro. Në Maqedoni paga minimale mujore është 131 euro, në Shqipëri 149 euro, ndërkohë që në Serbi minimalja mujore është 174 euro. Nga vendet tjera të rajonit paga minimale mujore në Malin e Zi është 193, sa është edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Paga minimale është shuma minimale kontraktuale e të hollave që punëdhënësi duhet të paguajë për orarin me ligj të caktuar gjatë një jave. Nën këtë shumë minimale nuk është e mundur ligjërisht të paguhet paga, në të kundërtën punëdhënësi do të ketë ndëshkime nga inspektimet e  autoriteteve shtetërore.

Eksperti në fushën e zhvillimit ekonomik Zllatko Hurtiç theksoi për AA se paga minimale në Bosnje dhe Hercegovinë, si në shumicën e vendeve të rajonit, është ndër më të ulëtat në Evropë.

“Sa i përket pagës sonë minimale, ajo është në fundin evropian. Por nuk është më i ulëta, në rajon kemi pagën më të ulët minimale në Maqedoni, Kosovë, ndërkohë pagën edhe më të ulët minimale se ne kanë edhe disa vende të BE-së, siç është Bullgaria”, tha Hurtiç.

LEXO EDHE:  Faktet/ Meta si perandor i medias dhe drogës

Në anën tjetër, minimalen më të lartë në rajonin e Ballkanit e kanë qytetarët e Kroacisë, ku paga minimale, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), është 396 euro.

– Minimalja në BE nga 184 deri 1.923 euro

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, pagat minimale mujore në Bashkimin Evropian shkojnë nga 184 euro në Bullgari deri 1.923 euro në Luksemburg. Paga minimale është e rregulluar me ligj në 22 nga 28 vendet e Bashkimit Evropian. Në vendet ku paga minimale nuk është e rregulluar me ligj është bërë një llogaritje në bazë të numrit të orëve të punës në muaj.

Pagën më të ulët minimale në BE marrin qytetarët e Bullgarisë (184 euro), Rumanisë (218 euro), Lituanisë (300 euro), Republikës Çeke (332 euro), Hungarisë (333 euro), Letonisë (360 euro), Sllovakisë (380 euro), Estonisë (390 euro), Kroacisë (396 euro) dhe Polonisë, qytetarët e së cilës marrin pagën minimale prej 410 euro.

Pasojnë Portugalia (589 euro), Greqia (684 euro), Malta (720 euro), Spanja (757 euro) dhe Sllovenia (791 euro). Në shtatë vendet e BE-së paga minimale është mbi 1.000 euro. Kështu qytetarët në Britani të Madhe marrin një pagë minimale prej 1.379 euro, pasojnë Franca me 1.458 euro, Irlanda 1.462 euro, Gjermania 1.473 euro, qytetarët e Belgjikës dhe Holandës marrin pagën minimale prej 1.502 euro, ndërsa 1.923 është paga më e ulët minimale në Luksemburgu.

Për krahasim, paga minimale në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2015 ishte 1.035 euro. Në Turqi, paga minimale për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 1.202 lira turke, përkatësisht 434 euro, ndërsa për pjesën tjetër të vitit 1.274 lira të ose 460euro.

Marrë nga Andalu Agency

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rritet lehtë Dollari, monedhat e tjera “ngrijnë”/ Kursi i këmbimit, 21 janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lekë dhe shitet me 110.3 lekë.

Euro blihet me 119.8 Lekë dhe shitet me 124.8 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.9 Lekë dhe shitet me 148.9 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 115 Lekë dhe shitet me 120 lekë.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Meta rrëmben spektrin e kryeopozitarit të Reformës në Drejtësi

Dollari kanadez blihet me 83.4 Lekë dhe shitet me 88.4 Lekë.

Më poshtë po sjellim edhe monedhat e tjera, me sa këmbehen sot në tregun valutor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Plakja e popullsisë mund të falimentojë skemën e pensioneve

Publikuar

-

Nga

Popullsia po plaket me ritme të shpejta në Shqipëri. Numri i fëmijëve që lindin ka rënë dhe mosha mesatare e popullsisë ka arritur 38 vjeç, nga 27 që ishte në vitin 1990.

Me këto ritme, gjenerata e të moshuarve do të sundojë me numra, duke vënë në vështirësi edhe skemën e pensioneve.

Në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 vetë. 50 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 12 veta. Me këto ritme, varësia kontribuues/përfitues do të përmbyset shpejt, çka do të sjellë falimentimin e skemës. Alarmi është dhënë, por tanimë mbetet zgjidhja.

Rritja e nivelit të sigurimeve shëndetësore sugjerohet nga Banka e Shqipërisë, por për këtë vit qeveria nuk e merr në konsideratë. Kjo e fundit, është në fazë analize dhe për momentin ka vend për ndërhyrje të pjesshme.

“Do të shohim mundësitë e reformimit të skemës për kategori të caktuara”, ka thënë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

LEXO EDHE:  Mediat belge ngrenë alarmin: Mishi i skaduar mbërriti edhe në Shqipëri



Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.

Për të balancuar humbjet, qeveria vendosi në 2015 të rritë gradualisht moshën e daljes në pension. Edhe rritja e pagës minimale apo rregullimi i rrogave të padeklaruara janë faktorë ndihmës.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.

Sikur të mos mjaftonte raporti i ulët i të punësuarve me numrin e pensionistëve, në arkën e shtetit mungojnë 122 milionë euro kontribute të papaguara. Skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Zhvatja me kreditë e shpejta/ Erion Braçe publikon interesat marramendëse që paguajnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin për borxhet e shpejta, që në gjuhën e përditshme njihet si kredi, me të cilat sipas zhvaten qytetarët.

Pas publikimit të Bankës së Shqipërisë të normave efektive maksimale të interesit, për banka, institucione financiare, Braçe ka apeluar qytetarët që të mos gënjehen nga kreditë e shpejtë, pasi do të paguajnë shumë më shumë se ç’marrin.

Më në fund ka transparencë për borxhet e shpejta. Tak-Fak për 7 minuta si mi do e të tjera janë në dritën e diellit. Banka e Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare ,jo banka, për 6 muajt që nisen.

Per shumat deri në 200 mijë Lekë.

Për borxhin me këste, interesi maksimal është 171.41%

Për overdraft, interesi maksimal është 19.55%

Për kartën e kreditit, interesi maksimal është 27.28%

Për shumat nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë



LEXO EDHE:  Mediat belge ngrenë alarmin: Mishi i skaduar mbërriti edhe në Shqipëri

Për borxhin me këste, interesi maksimal është 38.79%

Për overdraft, interesi maksimal është 16.75%

Studentë, bujq apo cilido që i drejtohet borxheve të shpejta

A e kupton tani se pas një flete, një flete të vetme që firmos apo dhjetëra fletëve të një kontrate qëllimisht të komplikuar e që ti nuk e kupton, janë shumë para që do të paguash”, shkruan Braçe në rrjete sociale.

Edhe një herë deputeti socialist ka apeluar qytetarët, që të mendohen mirë para se të firmosin borxhe të tilla.

Si mi do zemër, si mi do”-“Për 7 minuta” bën që të të vërë poshte borxhi, të punosh për borxhin.

Mos u josh e mos u jep pas reklamës banale për tek borxhet e shpejta. Nuk ua thonë në to këto interesa.  Mendohu mirë kur firmos e merr paratë, tani interesat janë publike, bëje vetë llogarinë, kanë rezultuar zhvatje e janë zhvatje”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE