LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli i Mandateve/ Shtyhet shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, të hënën mbledhja e ardhshme

21 Mars 2015, 18:16, Politikë CNA

Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.  Në përfundim të saj nuk është marrë asnjë vendim për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, duke e shtyrë marrjen e vendimit dhe hartimin e raportit për ditën e hënë në orën 10:00. Raporti i cili do të hartohet nga ky këshill do të dërgohet për votim të fshehtë në parlament.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, foli pas përfundimit të mbledhjes duke thënë se kërkesa e opozitës mbetet sërisht dorëheqja e Ilir Metës. Gjithashtu, Halimi tha se opozita ka kërkuar edhe heqjen e mandatit për deputetin Koço Kokëdhima.

Lajmet e fundit nga