Connect with Us

Ja 4 emrat e PS-së për Bashkinë e Lushnjes

Politikë

Ja 4 emrat e PS-së për Bashkinë e Lushnjes

Publikuar

-

Pas mbledhjes së Asamblesë së qytetit të Lushnjes, baza e PS-së ka propozuar katër emra ku vetëm njëri prej tyre do të garojë si kandidat për Bashkinë e këtij qyteti. Mes këtyre emrave ndodhet edhe ai i kryetarit aktual të bashkisë.

Këto janë emrat që socialistët kanë propozuar: Fatos Tushen, Astrit Xhekajn, Bujar Çelën dhe Arben Çukon.

LEXO EDHE:  Shokuese/ Zbulohet gjetja e fundit propagandistike e Rilindjes

Njëri mes këtyre emrave do të zgjidhet nga kryesia e PS-së për të vazhduar garën në 21 qershor.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00 në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj..

Të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit.

Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.

LEXO EDHE:  Rama socialistëve: Pushimet pëfundojnë në 20 Gusht

LEXO EDHE:  Shiti tokat e bashkisë/Procedohet penalisht Fatmir Guda, ish kryebashkiaku i Leskovikut

Ndërkaq në një deklaratë për mediat në mesditë kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana është shprehur se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve do të shpallet rreth mesnatës ndërsa zyrtarisht do të shpallet të hënën paradite./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë të enjten në Parlament?/ Flet Taulant Balla

LEXO EDHE:  Plas në PS-në e Pogradecit: Nuk e duam Shalsin deputet

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Berisha hedh “bombën”/ Super vjedhje nga këta deputetë

LEXO EDHE:  Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje/ Balla çon në Kuvend projekt-rezolutën

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE