LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udhëheqësit e BE humbasin durimin. Dhe “ngrijnë” shpresat e Greqisë

20 Mars 2015, 17:30, Aktualitet CNA

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, duke humbur durimin me qeverinë e majtë të Greqisë, paralajmëruan dje se duhet që të përmirësojë bilancin shumë më shpejt, nëse do që t?i marrë paratë që i nevojiten aq urgjentiisht. ?Marrëveshja është marrëveshje, duhet respektuar?, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, duke reflektuar irritimin mes shumë udhëheqësve, në lidhje me ritmin me të cilin Kryeministri grek, Alexis Tsipras, po implementon marrëveshjen e 20 shkurtit, për të cuar përpara reformat, në këmbim të ndihmës së BE për ta mbajtur Greqinë ?mbi ujë?.

Megjithatë, Tsiprasi mbërriti në samitin e BE-së kryelartë dhe sfidues, duke thënë se është pjesa tjetër e Europës që ka nevojë për më shumë ambicie. ?Bashkimi Europian ka nevojë për nisma të guximshme politike?, tha ai.

Mbi kokat e 28 krerëve të shtetit në samit qëndrojnë tashmë frikërat se vija e ashpër e qeverisë greke të krijuar në janar mund të shtyjë vendin që të dalë nga Euro, një gjë e cila do të nxiste një krizë të monedhës së përbashkët të 19 shteteve.

Tsiprasi bëri një kërkesë të minutës së fundit për një mini-samit të enjten në mbrëmje, me një dyzinë zyrtarësh të BE. Këta të fundit ranë dakord për takimin ? ndonëse pati kundërshtime nga disa liderë të tjerë, që u ankuan se po liheshin jashtë ? por ata e bënë të qartë se nuk kanë ndërmend të rinegociojnë kushtet e paketës së shpëtimit për Greqinë.

?Zgjidhja mund të vijë vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të arritura nga eurogrupi?, deklaroi Merkel, duke iu referuar takimit të muajit të kaluar të 19 ministrave të financave të eurozonës. ?Progresi?, shtoi kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ?nuk do të ndodhë këtë natë?.

Përvec Merkelit dhe Tsiprasit, takimi do të përfshijë presidentin francez, Hollande, presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi dhe Presidentin e BE, Donald Tusk.

?Të gjithë këto negociata dhe takime thjeshtë vonojnë cështjen thelbësore, e cila është vënia e planit në praktikë?, deklaroi Rutte.

Tsiprasi, duke injoruar kritikat, këmbënguli se qeveria e tij do i japë fund masave të kursimit dhe do të rrisë shpenzimet sociale. Të mërkurën, parlamenti grek miratoi një ligj kundër varfërisë. Ishte i pari ligj që ka kaluar qeveria e tij ? dhe këtë e bëri pa u konsultuar me partnerët kreidhënës.

Politikat ekonomike të Greqisë tërhoqën kritikat edhe të shteteve jashtë eurozonës. Kryeministri britanik, David Cameron shprehu habinë e tij të enjten, se sa keq ka ecur ekonomia greke, në krahasim me qeverinë e tij. ?Kur erdha fillimisht si Kryeministër pesë vjet më parë, Britania dhe Greqia ishin praktikisht në të njëjtën varkë. Kishim deficite buxhetorë të ngjashëm?, tha ai. ?Arsyeja përse jemi në një pozicion të ndryshëm është se ne morëm vendime afatgjatë dhe të vështirë dhe na u desh të punojmë fort me popullin britanik?.

Presidenti francez, Hollande, tha se nëse Greqia dëshiron të shpenzojë më shumë, atëherë ajo duhet t?i gjejë paratë brenda kufijve të vet. ?Që qeveria greke bën një përpjekje për të varfërit, kjo mua nuk më trondit. Ajo që ne i kërkojmë Greqisë, është që të bëjë më të pasurit që të paguajnë taksat?, tha ai.

Greqia ka në favor faktin që të gjithë partnerët e saj europianë duan ta mbajnë eurozonën të pandryshuar, duke u trembur se mos Greqia merr me vete dhe të tjerë. ?Askush nuk dëshiron daljen e Greqisë dhe të gjithë duan ta shmangin këtë risk?, tha Tusk.

Ndërkohë, kreu i cështjeve ekonomike dhe financiare në BE, Pierre Moscovici e tha troc: ?Nëse Greqia largohet, pyetja e vetme do të jetë: kush e ka radhën??

Bota.al

Lajmet e fundit nga