Connect with Us

Legalizimet, Fushë Krujë/ Rama: Marrja e lejes, stimul për ekonominë e çdo familjeje

Sociale

Legalizimet, Fushë Krujë/ Rama: Marrja e lejes, stimul për ekonominë e çdo familjeje

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, shpërndau sot për zonën e Fushë Krujës çertifikatat e legalizimit  dhe tha  se legalizimi i banesave është një stimul për ekonominë e çdo familjeje.

“Në 8 vite  u shpërndanë vetëm 470 leje legalizimi, ndërsa sot kjo shifër llogaritet mbi 1 mijë. Sipas kryeministrit Rama, për ne ky nuk është një proces i majtë, apo një proces kundër të djathtëve, por një proces për t’i trajtuar me dinjitet të gjithë shqiptarët, të majtë apo të djathtë, të cilët meritojnë më në fund të kenë dokumentin e pronës së tyre” tha Rama

Ai sqaroi edhe vlerën e këtij dokumenti dhe mundësitë e shumta për familjet që kanë përfituar nga proçesi I legalizimit.

“Dua të theksoj se me marrjen e lejes së legalizimit nuk është thjeshtë marrja në dorë e një dokumenti që garanton përfundimisht shtëpinë, por marrja në dorë e një dokumenti që krijon një mundësi të re për ekonominë tuaj familjare, sepse ju bëheni pronarë të ligjshëm të investimit tuaj dhe keni në dispozicion një mundësi për të shkuar në bankë dhe për t’a përdorur shtëpinë si kolateral, për të marrë një kredi për të hapur një biznes për të zgjeruar një biznes, një fermë për të bërë një investim privat, apo për të mbështetur studimet e fëmijëve. Pra ky është një stimul për ekonominë e çdo familjeje”, tha Rama.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Firma “Gjoka” akuzon Drejtoreshën e ASHRR-së për “komplot”

Publikuar

-

Nga

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon nisjen e një hetimi administrativ për kompaninë “Gjoka Construction” e cila po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së “Arbrit”, firma është kundërpërgjigjur nëpërmjet një deklarate sqarimi për mediat.

Nëpërmjet saj Kompania u përgjigjet akuzave të ARRSH-së, se ajo paraqiti të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është “loti 7″ dhe që u anulua, po nëpërmjet akuzave ndaj Autoritetit.

“ E gjithë kjo situatë është një tentativë e dëshpëruar e drejtoreshës së rrugëve për të shpallur fitues me cdo kusht një bashkim kompanish me emer ……… ku asnjera ska eksperience ne tunele pervec kompanise ircop e cila eshte regjistruar 2 jave pas hapjes tenderit.

Madje kemi dyshimin qe kjo eshte edhe arsyeja qe procedura gjate tenderimit eshte shtyre 2 here qe ti jepte mundesi kesaj kompanie per te bere letrat.

Na ka skualifikuar për arsye që skane asnje lidhje me punimet e ngjashme apo punimet e rruges arbrit. Pas ankeses qe kemi bere ne KPP i cili eshte institucioni me i larte per tenderat, eshte marre vendim qe arrsh te rregulloje shkeljen dhe te na kualifikoje.

Por edhe ne kete rast arrsh ka kundershtuar kete vendim duke i kerkuar kpp rishqyrtim per te njejtat arsye. Perseri kpp e ka hedhur poshte. Nderkohe ne menyre krejt te paligjshme por sigurisht nga deshperimi qe nuk po e arrinte qellimin per te nxjerre ne menyre te padrejte fitues kontraktoret e preferuar te saj, ngre nje grup te paligjshem dhe pa njoftuar asnjeri qe te na kontrolloje punimet ne rrugen e arbrit.

Pavaresisht paligjshmerise dhe perberjes se pakualifikuar te keti grup inspektimi ne i kemi lejuar qe te futen ne kantier. Inspektimi ka qene ne formen e nje shetitje turistike, me duar ne xhepa dhe pa asnje dokument, pa asnje konstatim dhe pa asnje pyetje.

Per raportin qe ka dale neper media ne nuk jemi vene asnjehere ne dijeni, hera e pare qe e shohim eshte nga mediat. Qe dmth qe nuk kemi pasur asnjehere shans per t’u shpjeguar.

Deklarojme gjithashtu me pergjegjesi te plote qe cdo pune qe eshte situacionuar ne rrugen e Arbrit eshte e realizuar 100%. Nuk kemi thene kurre qe rruga e Arbrit ka mbaruar sepse kjo do kishte qene nje mrekulli dhe nje arritje shume e madhe per te gjithe, por cdo gje qe eshte paraqitur ne letrat e dorezuara ne Arrsh eshte e sakte.

Gjithashtu per sa i perket lajmit qe ne kemi marre 70 miliard leke nga buxheti per pune qe skemi bere, duam te ju informojme qe nuk ka asnje lidhje.

Deri me sot jane realizuar rreth 43 % te volumeve te punimeve qe do te thote qe jemi mbi 13 % para kohe ne realizim.

E vetmja pagese qe kemi marre nga buxheti eshte ne fillim te vitit pasi kishim realizuar 25% te punimeve sipas parashikimeve ne kontrate.

Kjo pagese nga buxheti eshte 2.1 miliarde nga te cilat i kemi kthyer shtetit ne pagesa tvsh dhe tatim fitimi rreth 1 miliarde. Nga neser padia e pare per drejtoren e ARRSH do te jete fillimisht ne gjykate per prishje te imazhit te kompanise me informacione te nxjerra ne media te cilat jane te paprovuara”, shkruhet në deklaratën sqaruese të kompanisë “Gjoka Construction”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Arsimi në Shqipëri, në vdekje klinike/ PD publikon shifrat alarmante

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se për shkak të keqqeverisjes, Shqipëria ka sot 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla të mbyllura.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Ndriçim Mehmeti tha se arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.
Sipas tij, “Janë braktisur premtimet për financimin e arsimit. Sipas INSTAT tekstet shkollore janë shtrenjtuar. Librat falas janë farsë e shëmtuar. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës”.
Gjithashtu Mehmeti theksoi se të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.
Deklarata e plotë:

Ky vit i ri arsimor, përtej ngjyrave të propagandës qeveritare, është një tregues tjetër se arsimi nuk është prioritet i qeverisjes së Edi Ramës.

Braktisja e premtimeve të bujshme të Rilindjes për ta financuar arsimin me 5 përqind të buxhetit, është arsyeja gjendja në arsim përkeqësohet vit pas viti. Premtimet për financim, ndryshim kurrikulash, depolitizim, modernizim përfunduan si premtimet 3D të Edi Ramës në ERTV, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Sipas aksiomës “Nëse doni të dini të ardhmen e një kombi, shikoni zhvillimin e arsimit”, për fat të keq mund të thuhet se Shqipëria, së bashku me arsimin, janë në vdekje klinike.

Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar.

Të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.

1. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se tekstet shkollore janë shtrenjtuar. “Çmimi i librave dhe mjeteve shkollore është shtrenjtuar me 7.6% këtë vit në krahasim me 3% që u rit vitin e kaluar.”- bëhet e ditur nga vetë agjencia e kontrolluar nga qeveria.
2. Librat falas janë një farsë e shëmtuar, denigruese, tallëse, si dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe ministres së tij të rradhës për arsimin. Librat e propaganduar falas nuk janë të tillë.
Pjesa më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura. Të ashtuquajturit libra falas mund të përdoren për riciklim, por jo për mësim.
3. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës që kanë, por sipas kontrubiteti dhe lidhjeve me partinë në pushtet. Me urdhër të Ministres së Arsimit ka nisur një valë spastrimi e mësuesve që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste apo akoma më tepër, mbështesin opozitën dhe si të tillë trajtohen si kundërshtarë politkke, duke i larguar nga puna. Vetë Besa Shahini i ka cilësuar këta mësua në Parlament me zë e figurë si “mësues të PD-së”. Qindra prej tyre janë shkurtuar nga puna apo janë transferuar pa asnjë arsye, pa shkresa, vetëm me urdhra verbalë.

Është në detyrën e Kryeministrit dhe të Ministres së Arsimit që të japin llogari edhe për disa premtime të tjera të pambajtura.

•A ekziston më projekti i klasave dixhitale dhe pse nuk u përdorën tabletët?
• Sa laboratorë të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të shkencave natyrore janë hapur?
• Përse në kryeqytete dhe në qytete e mëdha klasat e para dhe gjimnazet vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe me turne, kur çdo javë propagandohen shkolat e reja apo të rikonstruktura?
•Përse qeveria ka hequr dorë nga arsimi profesional si prioritet?
•Pse nuk rriten pagat e mësuesve siç është premtuar dhe pse nuk paguhet më transporti i tyre?
• Përse mungojnë ndihmës mësuesit dhe përse, edhe ata që ishin, u shkurtuan, në një kohë kur nevoja për këtë katgori mësuesish është gjithnjë në rritje?

Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje tek një tregues i vetëm, buxheti i vogël, i caktuar për arsimin nga qeveria e Edi Ramës. Kjo politikë antikombëtare me arsimin po e dëmton dhe rrezikon të lërë pasoja të rënda në arsimin kombëtar. Prandaj, ndalimi i kësaj marrëzie është emergjencë dhe detyrë kombëtare për çdo prind. Na duhet që të hapim një perspektivë të re për fëmijët tanë, për mësuesit, për të ardhmen e kombit dhe shoqërisë sonë duke përkrahur alternativën e Partisë Demokratike për zhvillimin e arsimit, duke nisur me një mësimdhënie cilësore e dinjitoxe nga klasa e parë e deri në arsimin e lartë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbrojtja nga përmbytjet në Shkodër/ Drejt përfundimit investimi në argjinaturën e Bunës 

Publikuar

-

Nga

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rahabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz. Vlera totale e këtij investimi është rreth 128 milionë lekë.

“Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve”, tha ministri Çuçi teksa shtoi se prej vitit 2013 në Shkodër janë dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe për skemat e ujitjes. Ministri kërkoi përmbylljen e punimeve përpara se të nisë sezoni i shirave.

Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është e gjatë rreth 6.5 Km. Kur rritet niveli i Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth. Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70.

LEXO TE PLOTE