LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova në panairin “Destinacionet e Natyrës” në Paris

20 Mars 2015, 12:39, Kosova & Bota CNA

Kosova ka marrë pjesë këtë vit, në panairin ?Destinacionet e natyrës?, në Paris të Francës. Shefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina takoi me këtë rast ministrin e Turizmit, të Francës, Matthias Fekl, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e turizmit natyrorë.

Këtë vit, pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje është mundësuar në sajë te bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, USAID-it dhe Ambasadës franceze në Kosovë.

Panairi ?Destinacionet natyrore? që do të qëndrojë i hapur deri me 22 mars 2015, është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit malorë dhe aktiviteteve në natyrë në Evropë, prandaj pjesëmarrja në këtë ngjarje ka rëndësi të veçantë për Kosovën.

Lajmet e fundit nga