LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klima e biznesit, element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe uljen e varfërisë

20 Mars 2015, 16:15, Ekonomi CNA

leanca e Biznesit të Sllovakisë (PAS) në bashkëpunim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri- FIAA, prezantuan të premten projektin ?Përmirësimi i mjedisit të biznesit në Shqipëri? i cili financohet nga Ndihma Zyrtare e Republikës Sllovake.

Sipas drejtores ekzekutive të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri- FIAA, Marinela Jazoj, qëllimi i projektit është të përmirësojë mjedisin e biznesit në Shqipëri, si një element kyç për rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë dhe zvogëlimin e varfërisë së saj. Projekti, tha Jazoj, do të ketë një kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Sipas saj, ky bashkëpunim do të konsistojë në transferimin e njohurive dhe përvojës së ekspertëve nga Sllovakia, duke përfshirë edhe hartimin e analizës krahasuese të pengesave të mjedisit të biznesit, ndarjen e detajeve mbi reformat më të rëndësishme të realizuara në vitet e fundit në Sllovaki, dhe vendosjen e mjeteve efektive për monitorimin sistematik dhe analizimin e cilësisë së mjedisit të biznesit.

Në mënyrë që të ketë një nxitje sa më të lartë ndaj pro?reformave në Shqipëri do të forcohen kapacitetet analitike të partnerit shqiptar nëpërmjet hartimit të analizës krahasuese të mjedisit të biznesit në Shqipëri dhe në Sllovaki duke përdorur të dhëna nga krahasimet më të rëndësishme ndërkombëtare (si Doing Business nga Banka Botërore apo Competitiveness Yearbook nga IMD dhe të tjerë), identifikimit të avantazheve konkurruese dhe disavantazheve për të dy vendet si Shqipërinë dhe Sllovakinë, dhe formulimin e rekomandimeve për të përmirësuar cilësinë e mjedisit të biznesit.

Po ashtu, përmes këtij projekti do të realizohen analizat sektoriale të fokusuara në ekonominë informale, korrupsionin reformat strukturore dhe pengesat për tregtinë ndërkufitare

Lajmet e fundit nga