LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Iranianët lënë bisedimet për varrimin e nënës së presidentit

20 Mars 2015, 20:18, Aktualitet CNA

Delegacioni iranian në Zvicër, i cili po zhvillon bisedime me fuqitë perëndimore rreth programit bërthamor të Teheranit, raportohet se do të kthehet në Iran për varrimin e nënës së presidentit Hassan Rohani.

Një zyrtar iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se iranianët, ku përfshihet edhe ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, do të nisen për në Teheran.
Nëna e Rohanit, 90 vjeçare ndërroi jetë të premten.

Zarif tha se pas bisedimeve në Luzanë me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry se nuk ka ?asnjë arsye? të raportohet se ka ndonjë marrëveshje.

Lajmet e fundit nga